Home Nga Rajoni Për herë të parë në Rijekë të Kroacisë, po mbahet “Panairi Ditët...

Për herë të parë në Rijekë të Kroacisë, po mbahet “Panairi Ditët e produkteve kosovare“

9
0
SHARE

Kjo ngjarje e rëndësishme do të vazhdoj edhe nesër në qendër të Rijekës dhe po vlerësohet edhe nga bashkëkombas që jetojnë në Kroaci si shumë e veçantë. Nesër, delegacionin nga Kosova, do të mirëpret i pari i Rijekës, z.Zlatko Komadina. Nga Kosova kanë ardhur 14 përfaqësues të bizneseve të ndryshme.

Sot, në Rijekë të Kroacisë, konkretisht në ora 10.00 në këtë qytet jashtëzakonisht të bukur i cili ka edhe mërgimtarë të shumtë shqiptarë, ashtu sikurse në gjithë Kroacinë, në këtë shtet mikë të kombit tonë, me organizim të Bashkësisë shqiptare PBM dhe Këshilli kombëtar shqiptarë PBM, u bë hapja solemne shumë modeste „Panairi – Ditët e produkteve kosovare“, ku morën pjesë disa afaristë me produkte të ndryshme që prodhohen në Kosovë dhe do të vazhdoj edhe nesër. Ky panair është i pari i këtij lloji që mbahet në këtë shtet. Kryetarja e Bashkësisë Shqiptare në Rijekë, zonja, Suzana Jakupi

dhe kryetari Këshillit kombëtar shqiptarë të Prefekturës Bregdetare Malore, z. Gani Xharrahi, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Qyteti i Rijekës,  Oda Ekonomike e Kosovës, Prefektura Bregdetare e Rijekës, deputetja e Parlamentit të Kroacisë, znj, Ermina Lekaj Prljaskaj, ia dolën si është më së miri, që të pritet shkëlqyeshëm nga vizituesit e shumtë. Ishte paraparë, që në ora 10.00 të bëhet hapja solemne, por në ora 09.30 minuta filloi një shi i shpejtë dhe bëri, që të shtyhet për disa minuta dhe natyrisht të shtyhet agjenda e të parit të kësaj kryeqendre të jetë prezent me fjalën e tij për këtë ditë të shënuar.

Megjithate, zonja Ermina Lekaj Prljaskaj, Deputete e Parlamentit të Kroacisë, së bashku me mikëpritësit, bashkëorganizatorët e lartë përmendur dhe me musafirët që kishin ardhur nga Kosova, i radhitën produktet e afaristëve dhe menjëherë u afruan shumë të interesuar për produktet e Kosovës.

Flamuri i Kosovës dhe i Kroacisë, qëndronin afër njërit tjetrit, ashtu sikurse, bashkëpunimi nëpër kohë të ndryshme i dy kombeve mike. Qendra e Rijekës, si asnjëherë më parë, ishte e përmbushur me produkte nga Kosova, pra Trg 111 Brigadë, zemra e këtij qyteti ishte përplot me produkte, ku secila kompani, kishte nga dy apo më shumë produkte, vetëm e vetëm, të përfaqësojnë firmën e tyre si duhet dhe të jetë një imazh edhe më i mirë i shtetit të Kosovës.

Prefekti i këtij qyteti, z. Zlatko Komadina, i cili kishte për të përshëndetur në fjalën hapëse, mungoi për arsye të agjendës së tij të ngjeshur dhe që ishte e paraparë të jetë prezent në ora 10.00, por ishte shiu që e pengoi, por ai nesër edhe ate special më datë 30.06, pritet që të takohen në zyrën e tij në Prefekturën e Rijekës dhe të bashkëbisedohet me musafirët nga Kosova. Delegacioni nga Kosova ishte i përbërë nga kryetari i Odës ekonomike të Kosovës, z.Safer Gërxhalliu, zëvendës ministri i MPJ të Kosovës, z. Emanuel Demaj, Këshilltar i lartë për Eksport pranë Odës Ekonomike të Prefekturës së Rijekës, z.Zlatko Miçetic, z.Besim Jashari, zyrtarë i lartë për promovim të investimeve në agjencinë për investime dhe përkrahje të ndërrmarrjeve-KIESA pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Z.Gëzim Gashi, zyrtarë i lartë për promovim të investimeve në Departamentin për Diplomaci Ekonomike pranë Ministrisë të Punëve të Jashtme, Turkesh Dalifi, zyrtarë i lartë për Integrime Ekonomike në MPJ, znj. Mimoza Hoxha, asistente egzekutive në Odën Ekonomike të Kosovës si dhe 14 përfaqësues të biznesve të ndryshme të Kosovës.

Po sot, pasdite, ky delegacion nga Kosova dhe me disa afaristë të shoqëruar nga z.kryetarja e Bashkësisë Shqiptare në Rijekë, zonja, Suzana Jakupi dhe kryetari Këshillit kombëtar shqiptarë, z. Gani Xharrahi, bënë edhe disa vizita shumtë të rëndësishme në Rijekë dhe nesër, poashtu në mëngjes, do të takojnë të parin e Prefekturës së Rijekës. Për më shumë, së shpejti, do të japim më në detaje, prononcime nga delegacioni i Kosovës dhe se si u prit ky panair nga organizatorët, nga musafirët e ardhur enkas nga Kosova dhe miqtë kroat. Gjithashtu, do të japim edhe përshkrime se si u pritën ky delegacion nga dy firma të fuqishme kroate në Rijekë, prononcim nga deputetja e Parlamentit të Kroacisë, znj. Ermina Lekaj Prljaskaj e shumërisi të tjera.

Image

happy wheels