Home Aktuale Pensionohet arsimtari Hasan Sulejmani i nderuar dhe i respektuar nga shoqëria

Pensionohet arsimtari Hasan Sulejmani i nderuar dhe i respektuar nga shoqëria

816
0
SHARE

Për Hasan Sulejmanin sot ishte dita e fundit si arsimtar në shkollën fillore”Muharrem Kadriu”në Tërrnovc duke e përfunduar karrierën e tij 40 vjeçare.

Në rrespekt të shkuarjes së tij në pension drejtoria e shkollës fillore” Muharrem Kadriu” në Tërrnovc,  ka organizuar një takim përshëndetës që tashmë është bërë tradicional me ardhjen drejtor të Naser Zairit në këtë institucion arsimorë.

Drejtori i kësaj shkolle Naser Zairi me këtë rast e vlerësoi   karrierën e bujshme të Hasan Sulejmanit.

Nga ana tjetër Hasan Sulejmani  i ka përshëndetur drejtorin,  kolegët dhe të jerët për bashëpunim të mirë, por edhe prindërit që ia kanë besuar fëmijët e tyre për të punuar me ta.

Edhe kolegët e shkollës e kanë vleësuar punën e tij  duke thënë se ka qenë punëtor i dalluar, njeri i saktë dhe  me principe.

E për tu pëshëndetur me arsimtarin Hasan Sulejmani kishin ardhur edhe nxënësit,  kujdestar i të cilëve ishte ai./Lugina Press/