Home Aktuale PDK e gatshme t’ia jap Haradinajt postin e kryeministrit?

PDK e gatshme t’ia jap Haradinajt postin e kryeministrit?

602
0
SHARE

Bërja publike e qëndrimit të Bllokut VLAN se do të heq dorë nga posti i kryeparlamentarit, i ka hapur rrugë lëvizjeve të reja në skenën politike, si brenda Bllokut ashtu edhe tek PDK-ja. Derisa po vazhdon presioni ndaj PDK-së për thirrjen e seancës së Kuvendit, janë të përditshme edhe deklaratat e udhëheqësve të LDK-së për nevojën e ridizajnmit të Bllokut, as “krahu i luftës” në Bllok duket se nuk po qëndron duarkryq.

Disa prej bashkëpunëtorëve të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe atij të Nismës, Fatmir Limajt, të cilët kanë vendosur që të “rrijnë bashkë” me Bllokun, por eventualisht edhe me PDK-në, nëse Blloku prishet, tashmë kanë rivënë kontaktet me zyrtarë nga PDK-ja.

“Kjo po ngjet për çdo eventualitet.. nëse LDK e ka përnjëmend të shkojë me PDK-në duhet ta dijnë që me PDK-në ata janë djegur më shumë se të gjithë ne”, i ka thënë Gazetës Blic një zyrtar i Aleancës.

“PDK dhe Thaçi janë në gjendje të japin çdo gjë- përfshirë edhe postin e Kryeministrit nëse shkojmë me ta”, ka thënë ky zyrtar, i cili nuk ka dashur t’i tregojë emrat e zyrtarëve të Aleancës që kanë rivënë kontaktet me PDK-në.

Por, ajo që është e sigurtë është se bashkimi i “krahut të luftës” do të bënte vota të mjaftueshme që bashkë me pakicat të kishin edhe shumicën në Kuvend edhe në Qeveri.

I njëjti zyrtar ka thënë po kështu që sinjali i qartë ndërkombëtar është që zgjedhje nuk do mbahen në asnjë mënyrë. /Gazeta Blic/