Të dashur besimtarë muslimanë,
Duke iu falemnderuar Zotit të Plotfuqishëm që na mundësoi ta agjërojmë këtë muaj të Shenjtë të Ramazanit, Partia Demokratike uron që çdo agjërues të ketë arritur qëllimet e veta, e Zoti të ketë lartësuar shpirtërat tanë, të na ketë shtuar edukimin moral, e të na ketë mundësuar që t’i braktisim të gjitha punët, sjelljet dhe shprehjet që nuk përkojnë me moralin islam. Meqenëse, agjërimi është vepra më e sinqert, lutemi që çdo agjëruesit t’i pranohen lutjet dhe kërkesat e veta nga Zoti ynë.
Gjithashtu, urojmë të gjjthë shqiptarët e besimit islam për , duke dëshiruar që familjet dhe shoqëria shqiptare të jetojnë në harmoni, e që veprat e bamirësisë të vazhdojnë të na shoqërojnë gjatë gjithë vitit.