Home Aktuale PD: Telegram ngushllimi Presidentit dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë

PD: Telegram ngushllimi Presidentit dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë

14
0
SHARE

Me rastin e katastrofës natyrore të ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Republikën e Shqipërisë, kryetari i PD-së Nagip Arifi përmes një telegrami ngushllimi dërguar Presidentit dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, ndër të tjera është shprehur:

“Tragjedia e mëngjesit të sotëm e shkaktuar nga tërmetet në Shqipëri ka shkaktuar dhimbje të thellë edhe në mesin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në emër të Partisë Demokratike me seli në Bujanoc dhe në emër timin personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për Ju dhe popullin shqiptar. Në këto çaste të vështira për popullin shqiptar, qytetarët shqiptarë të komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë gjenden pranë familjeve të viktimave.

Ndajmë me Ju dhembjen e përbashkët, dhe qëndrojmë pranë motrave dhe vëllezërve shqiptarë për t’i përballuar pasojat njerëzore, morale dhe materiale nga kjo katastrofë natyrore”.

Vëllazërisht, Nagip Arifi,
Kryetar i PD-së
Bujanoc