Home Aktuale PD siguron donacion me pajisje mjekësore në vlerë 114 mijë euro

PD siguron donacion me pajisje mjekësore në vlerë 114 mijë euro

72
0
SHARE

Partia e Drejtësisë, përmes aktivistëve të saj në diasporë ka arritur të sigurojë një donacion me pajisje infrastrukturore shëndetësore.

Dhuruesit e këtij donacioni në vlerë 114 mijë e 250 euro janë ‚‘‘Asociacioni Humanitar i Drejtësisë‘‘ në Zvicër dhe bashkatdhetari Qamil Isufi.

Në këtë donacion që iu dhurua Spitalit të Gjakovës dhe Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, përfshihen këto pajisje:

– Dyzetë e pesë (45) karrike mjekësore.
– Pesë (5) shtretër mjekësor.
– Dy paketa veshëmbathje medicinale (për 120 persona).

Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Haxhi Kamberi, me këtë rast ka falenderuar donatorët, duke thënë se për këtë spital çdo pajisje mjekësore është e nevojshme, pasi që nevojat janë shumë të mëdha.

Ministri Ferid Agani e çmoi lart këtë akt bamirësie, falënderoi dhe shprehu mirënjohje për donatorët në emër të PD-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“PD-ja është e përkushtuar që të sigurojë edhe donacione të tjera të kësaj natyre me qëllim të ndihmës së sistemit shëndetësor dhe popullit në nevojë dhe njëkohësisht fton të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë për bashkëpunimin në këtë drejtim”, ka përfunduar Agani.

LEAVE A REPLY