Home Aktuale PD mban tubimin në Bilaç

PD mban tubimin në Bilaç

168
0
SHARE

PD ka mbajtur tubimin zgjedhor për zgjedhjet e 4 nëntorit.

Para simpatizantëv u paraqit kandidati nga Bilaçi Selver Nuhiu, i cili paraqiti problemet me të cilat përballet arsimi shqip. Ai premtoi se do të angazhohet që kjo gjendje të përmirësohet dukshëm.

Në fjalën e tij, kandidati për kryetar të KNSH-së Sali Salihi u premtoi të pranishmëve në tubim se programi i përpiluar nga ekspertë të fushave të caktuara do të implementohet vetëm kur PD të vie në krye të KNSH-së. Me këtë rast kërkoi që sikur më 2012, 2014, 2016 edhe në këto zgjedhje Bilaçi të votojë Partinë Demokratike dhe numrin 2.

Në fund, kryetari i PD-së z. Nagip Arifi duke folur për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, kërkoi mobilizim të qytetarëve të fshatit Bilaç që të votojnë numrin 2.