Home Aktuale PD mban tubim në Letovicë dhe Nesalcë

PD mban tubim në Letovicë dhe Nesalcë

184
0
SHARE

Sot Partia Demokratike zhvilloi takimin e radhës me vendbanimet Letovicë dhe Nesalcë për të shpalosur programin zgjedhor për zgjedhjet e Këshillit Nacional Shqiptar të caktuara më 4 Nëntor 2018.

Para të pranishmëve folën kandidatët për këshilltarë në KNSH Nazmi Sulejmani nga Letovica dhe Haki Memeti nga Nesalca të cilët kërkuan besimin nga bashkëvendasit e tyre, duke thënë që me ardhjen e PD-së në përbërjen e KNSH-së gjendja në arsim dhe fushat tjera do të përmirësohen dukshëm.

Sali Salihi kandidat për kryetar të KNSH-së pasi elaboroi programin zgjedhor, bëri apel qytetarëve të Letovicës dhe Nesalcës të dalin masovikisht dhe të votojnë Partinë Demokratike, ngase shqiptarët vërtet meritojnë më shumë.

Kryetari i PD-së Nagip Arifi falemnderoi të pranishmit, duke i porositur që më 4 Nëntor të dalin të rrethojnë numrin 2, me qëllim që fusha e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit të gjuhës shqipe të përmirësohet konform kërkesave të shqiptarëve.