Home Aktuale PD e gatshme për zgjedhjet lokale kur do që të jenë

PD e gatshme për zgjedhjet lokale kur do që të jenë

102
0
SHARE

Kryesia e ngusht e Partisë Demokratike  në Bujanoc së bashku me   kryetarët e nëndegëve të kësaj partie kanë  mbajtur sot takimin e  radhës në të cilin është biseduar për rrjedhat e fundit në këtë rajon.

  Në  takimin  e kryesisë së ngushtë  të PD-së është biseduar rreth  parregullsive  të zgjedhjeve  parlamentare të 16 marsit të këtij viti. Me këtë rast Partia Demokratike kanë ardhur në përfundim se në zgjedhjet  parlamentare të 16 marsit  janë mbushur kutitë  ashtu si në kohën e Millosheviqit në Podujevë dhe Kaçanik.

 Po ashtu në takim është diskutuar  edhe për zgjedhjet brenda partiake të cilat do të mbahen së shpejti për shkak të interesimit të madh të anëtarëve të rinjë.

Ndërkohë  pas dikutimeve të gjata Partia Demokratike erdhi në përfundim se  elektorati i sajë nuk ka lëvizur por ka rritje nëpër  shumë nëndegë dhe është  e gatshme për zgjedhjet e reja lokale kur do që të mbahen ato./LuginaPress/