Home OPIONIONE Pavarësia, epoka e juaj President Dr.Ibrahim Rugova

Pavarësia, epoka e juaj President Dr.Ibrahim Rugova

96
0
SHARE

Nga  Arbër R. Ismajli- Mbante mbiemrin e malit Rugovë dhe emrin e një nga Profetëve te mëdhenjë ndërsa mbrojtja e pragut të shëpisë, bashkë me trinomin e tij për liri, pavarësi dhe demokraci ishin fjalët kyçe që Presidenti Rugova kishte si petk që mbulonte mediat e botës të cilat ishin shumë të dhëna për të mësuar më shumë rreth shallit që mbështjellte qafen e kokës që po udhëhiqte Kosovën në luftë të drejtë për liri nga shfarosja që i kanosej nga okupatori serb.

Sot shënojm një dekadë që kur Presidenti Rugova na dha lamtumiren e fundit për të mos u harruar kurrë tek popullata e kësaj toke që ai e quante Kosovë të bekuar nga Zoti, ne tani shohim të mirat që na la trashëgimi, por edhe mungesën e tij që sot më shumë se kurrë i duhet Kosovës, shohim se diplomacisë i mungon figura emblematike e tij që çdo kund ku ishte rrezaton miqësi, paqe dhe fëtyren e vërtetë të kombit.
Pavdekësinë e një lideri të madh, e shënon fundi i epokës së tij, por për një njeri me shenjë, siç ishte Presidenti Rugova, epoka e Tij u tregua zemërgjerë dhe e vulosi, jashtë rregullit, pavdekësinë e tij që në fillim të saj. Rugova, thonë të gjithë ata që e kanë njohur, ishte i pavdekshëm, për arsye të dy tipareve të tija të mëdha urtësisë dhe besimit.
Nuk mundem pa e thënë në fund se ai e donte shumë dhe i besonte deri në pakufi Amerikës, shpresës së fundit të shqipëtarve, vendit të shejtë dhe shpëtimtares sonë. Rugova ishte njeri i Zotit dhe burrë i urtësisë dhe besimit. Ai e mbante emrin e profetit Ibrahim dhe mbiemrin e një mali të bekuar e që i rri si mburojë Kosovës tonë të bekuar nga ai!
President Rugova, ne tani po përmbyllim dhjetë vite të shkuarjes tënde në amshim, ky përvjetor i rëndë vie në maujin e madh të dhimbjeve kombëtare por si amanet i juaji është edhe lajmëtar i ditës së madhe të pavarësisë e që mbanë emrin Pavarësia e Kosovës – Epoka Rugova!

I bekuar qofsh President Dr.Ibrahim Rugova
E bekuar Kosova, shteti që ti i dhe vulën e lirisë dhe pavarësisë!