Home Pasqyra Javore Pasqyra javore

Pasqyra javore

41
0
SHARE

Java që e lam pas në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës është karakterizuar me ngjarje të shumta të karakterit politik, social, kulturor, ekonomik dhe sportiv.

Padyshim ndodhi më e veçantë mund të konsiderohet nisja e punimeve për ndërtimin e  vendkalimit të ri midis Serbisë dhe Kosovës, në “ Kapi-Sfircë “ të Medvegjës. Kalimi i ri jo vetëm që do t’i lidh këto dy vende por do të shërbejë edhe për qarkullimin më të lehtësuar të banorëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Medvegja dhe Kamenica me pikëkalim të ri

Në ceremoni të inaugurimit të punimeve   morën pjesë, ministrja kosovare Edita Tahiri me përfaqësues tjerë të Qeverisë së Kosovës e komunave Kamenicë, Medvegjë dhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

“Hapja e pikëkalimit të ri kufitar Kapija në Sfircë, lehtëson dukshëm dhe u mundëson qytetarëve të Medvegjës një lidhje më efikase me Kosovën, por edhe me Preshevën e Bujanocin. Njëkohësisht, mundëson afrimin dhe ruajtjen e bërthamës kombëtare në Medvegjë”, ka thënë mes tjerash kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi.

sh-kamberi

Hapja e këtij pikëkalimi të ri është rezultat i marrëveshjes së Brukselit e akorduar në Bruksel më 21 Maj 2015 dhe do të funksionojë sipas modelit të IBM-it për pikë-kalimet.

Dy ngjarjet tjera në këtëo komuna u përkasin statistikave, e njëra ndër to është mjaft shqetësuese.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Presheva me shkallë më të lartë të varfërisë e dyta në Serbi, Bujanoci qëndron pak më mire

Sipas hulumtimeve “Harta e Varfërisë në Serbi”, komuna e Tutinit gjendet në shkallën më të lartë të varfërisë ndërsa Beogradi i Ri më të ulët.

Siç është prezantuar në konferencë shkalla e varfërisë në Tutin është 66.2, në Preshevë 63.6, Bojnik 63.4, Bujanoc dhe Lebane 54.6 ndër nën 50% është në Babushicë, Bosilegrad, Vladiçin Han, Gadzhin Han, Dolevc, Zhitoraxh, Medvegjë, Trgovisht dhe Travi I zi.

Sekretari shtetërorë në Ministrinë e Punës Nenad Ivanisheviq  është shprehur se ministria merret me këtë temë dhe se transferet e dedikuara kanë përqëllim ti ndihmojë vetqeverisjet lokale me shkallë të ulët të zhvillimit të përmirësojë shërbimet e mbrojtjes sociale.

Ndërkohë të dhëna statistikore gjatë javës janë prezantuar edhe në Vranjë.

 14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Bujanoci më transparent se Presheva

Organizata Transparenca Serbia si pjesë e rrjetit të (Transparency International) ka prezantuar në ndërtesën e komunës së Vrajës raportin e projektit të rritjes së transparencës në 6 komuna dhe qytete në rrethin e Pçinjës dhe Rashkës.

Ky raport i bërë për vitin 2015 kishte vlerësuar se janë përfshirë prezantimet zyrtare në internet të vetëqeverisjes lokale dhe marrjen e përgjigjeve të duhura për qasje të lirë në informata.

“Është e rëndësishme të theksohet se treguesit nuk kanë të bëjnë vetëm me detyrimet ligjore të njësive të qeverisjes vendore (JLS), por edhe të përfshihen informacione dhe procedurat që do të siguronte një nivel shtesë të transparencës”, u tha gjatë prezantimit të analizës nga përfaqësuesit  të Transparenca e Serbia .

Analiza ka ranguar Vrajën e vendin 6 me indeks 60 (nga 100 poena), Bujanocin me indeks 47 në vendin e 41-të dhe Preshevën në vendin e 142 me indeks 15.

Po gjatë javës që lam pas një ngjarje e rëndësishme është zhvilluar edhe në Gjilan.

 14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Trekëndëshi Gjilan-Kumanovë-Preshevë dhe bashkëpunimi evropian

Ka përfunduar takimi i Grupit të Punës për Ballkanin Perëndimor, duke vizituar bashkërisht pikën kufitare në fshatin Stançiç, pikë e cila lidhë Gjilanin me Kumanovën konkretisht Kosovën me Maqedoninë dhe Komunat e Likovën, Kumanovë që pos tjerash është lidhje e shkurtimit të jashtzakonshëm të rrugës së familjeve në dy anët e kufirit.

trekendshi

Gjithashtu gjatë vizitës së përbashkët është përsjellur nga afër puna që është duke u bërë në hapjen e rrugës si dhe është bërë informimi i saktë lidhur me investimin përmes programit të Komisionit Evropian, IPA2.

Ky projekt detaj i pikës së përbashkët kufitare dhe I menaxhimit të përbashkët do të prezantohet gjatë nesër në qeverinë e Kosovës, ndërsa procedurat ligjore për ndërtimin e saj që kap një shifër prej mbi 1.2 milionë euro do të nisin menjëherë në fillimin e vitit të ardhshëm.

Takim i Gjilanit ka mbledhur përfaqësuesit e 11 Regjioneve Evropiane, si dhe kryetarët e 17 Komunave të Ballkanit Perëndimor, respektivisht trekëndëshit Gjilan-Kumanovë-Preshevë.

Edhe lëmia e kulturës ka qenë mjaft aktive në 7-të ditëshin e fundit në rajon. Tanimë gjithçka është gati për Festvalin e 6-të të fotografisë në Preshevës.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë \”PreFoto\” në Preshevë, pjesëmarrës 70 fotograf nga gjithë bota

Komisioni për përzgjedhjen e fotografive konkurruese përzgjodhi konkurentët në mesin e mbi 400 aplikuesve që të marrin pjesë në edicionin e 6-të Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë Artistike “PreFoto” në Preshevë.

prefoto

Në këtë edicion konkurojnë në mes vete 70 fotografë që vijnë nga në këto shtete (Italia, Shqipëria, Kosova, Gjermania, Brazili, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Rumania, Turqia, Franca, Shri Lanka, Maroko, Burma, India, Malajzia).

Ekspozita mbahet më 19. Nëntor. 2016 (e Shtunë) në Shtëpin e Kulturës “Avdulla Krashnica”në Preshevë.

Rubrika “ Pasqyra javore “ mbështetet nga Ministria për Kulturë dhe Media e Republikës së Serbisë. Shkrimet e botuara në këtë rubrikë nuk paraqesin politikat e kësaj ministrie.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1