Home Pasqyra Javore Pasqyra javore

Pasqyra javore

303
0
SHARE
 Edhe java  që e lam pas në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës është karakterizuar me ngjarje të shumta të karakterit politik, social, kulturor, ekonomik dhe sportiv.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Preshevë:Nënshkruhet marrëveshja për hapjen e fabrikës së këpucëve 

Kryetari i komunës së Preshevës Shqipërim Arifi ka nënshkruar memorandum partneritetin me pronarin e kompanisë për prodhimin e këpucëve Shefqet Kuqin.

solid-04-640x427

Ky momerandum ka për qëllim qartësimin e obligimeve dhe përgjegjësive të palëve nënshkruese për hapjen e fabrikës për prodhimin e këpucëve në Preshevë:

 

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

 “Moravica” me Masterplan për furnizim me ujë për Preshevën

NP Moravica, zyrtarisht me Master Plan për furnizmin me ujë dhe me hapësira të reja pune
UNDP sot bëri dorëzimin e Master Planit Komunës së Preshevës i cili do të mundësoj furnizim më të mirë me ujë , në bazë të cilit plan do të fillohet të punohet gjatë mujave të ardhshëm.

Gjithashtu sot u bë inagurimi i hapjes së zyrave të reja të NP Moravica tek tregu i gjelbërt, hapësira të cilat do të mundësojnë kushte më të mira të punës për puntorët e Moravicës. Poashtu, u prezantua edhe softveri i ri financiar i cili do ti mundësoj kësaj ndërrmarjeje të operoj në mënyrë më efikase, duke dhënë shërbime më të mira dhe duke përmirësuar mënyrën e inkasimit të të ardhurave.

Të pranishëm sot ishin edhe Hisashi Yamasaki, analist për cështje ekonomike pranë Ambasadës së Japonisë si dhe Bojan Stevic, sekretarë shtetëror në Ministrinë e administratës shtetërore dhe vetqeverisjes lokale.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Presheva Festive Park për herë të parë

Këtë fundvit në Preshevë, festat do t’i presim më ndryshe nga vitet e kaluara.
Zyra për të rinj ka organizuar parkun festiv në qendër të qytetit me aktivitete për të gjitha grupmoshat.

Parku festiv do të ketë muzikë, disa shtëpiza të vogla të improvizuara, ku janë vendosur disa nga lokalet më të frekuentuara si Bazza lounge, n’Carshi, Qendra dhe produkte si Golden Eagle dhe Patos Chipsy.

Në këtë park është paraparë të ketë edhe aktivitete të ndryshme për fëmijë, fëmijët me aftësi ndryshe, të shpërndahen dhurata punë dore të bëra nga gjimnazistët aktivist në Zyrën për të rinj, gjithashtu edhe lodra të grumbulluara nëpër shkolla. Poashtu do të ketë edhe lojëra shpërblyese të ndryshme.

Parku festiv ka karakter humanitarë, të gjithë lokalet dhe bizneset që janë të vendosur në shtëpizat e improvizuara, janë të obliguar të paguajnë një shumë simbolike, ku këto të holla do të dedikohen për blerjen e dhuratave që do t’i dhurohen fëmijëve në nevojë.

Zyra për të rinj ju fton që nga data 25 Dhjetor (E diel) t’i bashkoheni parkut festiv në qendër të qytetit të Preshevës, i cili do të vazhdojë deri më datën 1 Janar të vitit 2017. Parku hap dyert në ora 12:00.

 14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

 Pritje deri 90 minuta te “Dheu i Bardhe”

Për dallim nga dje kur u regjistruan pritje tetorëshe në Merdar, sot më së shumti vonesa ka gjatë hyrjes në Kosovë nga “Dheu i Bardhë”.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mëngjesin e sotëm përveç te pika e “Dheut të Bardhë” nuk ka pritje të gjata për hyrje në Kosovë.

Në këtë pikë aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin 90 minuta, ndërsa kolona e makinave ka gjatësinë 350-450 metra.

Dje për hyrje në Kosovë u shënuan pritje të gjata prej tetë orësh, sidomos në Merdar, por nuk hyhej pa pritur gjatë as nga “Dheu i Bardhë” dhe “Mutivoda”.

Dje për shkak të pritjeve të gjata në hyrje të Kosovës nga Serbia, reagoi në Facebook ministri i Diasporës Valon Murati, duke shpjeguar se pala serbe po punon me kapacitete të zvogëluara, ndërsa pritjet i lidhi me raportet jo të mira Kosovë-Serbi.

Murati shkroi se pala kosovare është ankuar edhe në Bruksel për shkak të këtyre pritjeve të gjata në kufi, ndërsa tregoi se pas kësaj kufitarët serbë kanë filluar t’i kryejnë më shpejt procedurat kufitare.

Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit mes Kosovës e Serbisë u nënshkrua në Bruksel në vitin 2011.

Marrëveshja parashikon veprimin nën një kulm të doganës e policisë së Kosovës dhe atyre të Serbisë, ndërsa të dy palët nuk do të përdorin simbole shtetërore.

Pritjet në kufirin Kosovë-Serbi rikthehen periodikisht në periudhat e festave të fundvitit dhe gjatë verës kur mërgimtarët kosovarë kthehen në atdhe.

Në të dy rastet gjatë pritjes ata përballen me temperatura ekstreme-shumë të ftohta gjatë dimrit dhe shumë të larta gjatë verës.

 14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Preshevë: Shkolla e Tërrnavës me inventar donacion nga Zvicrra

Komuna e Preshevës në bashkëpunim me Shoqatën humanitare “Tërrnava” nga Zvicra ka siguruar inventarin shkollor për shkollën fillore në fshatin Terrnavë.

Duke parë infrastrukturën e mjerueshme në të cilën nxënësit e kësaj shkolle vijonin mësimet, në bashkë iniciativë me këtë shoqatë, siguruam një donacion nga Zvicra me karriga dhe banka shkollore.

Siç mëson presheva.com, kjo shkollë është pajisur me 45 banka shkollore dhe 300 karriga.

Koordinatori për çështje në arsim në shkollën e fshatit Tërrnave Ylber Sylejmani në emër të nxënësve dhe stafit të shkollës faleminderon kryetarin e shoqatës “Tërrnava” Arsim Arifi për kontributin e dhënë për nxënësit në vendlindje.

Keto iniciativa nuk do të mungojnë në të ardhmen për përmirësimin e infrastrukturës në të gjitha shkollat e Komunës së Preshevës.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

PDSH përmbyll zgjedhjet, emërohet kryesia e re

PDSH përmbyll zgjedhjet, emërohet kryesia e re

Më datën 24. Dhjetor 2016 duke filluar nga ora 11:00, Këshilli Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare i dalur nga Kuvendi i VI-të zgjedhor i PDSH-së i mbajtur më 18.dhjetor 2016, mbajti mbledhjen e vet të pare, ku shqyrtoi dhe miratoi raportin e zgjedhjeve në kuadër të të gjitha niveleve të partisë si dhe shqyrtoi dhe miratoi procesverbalin e Kuvendit të gjashtë zgjedhor.

PDSH
Si pikë e veçantë e kësaj mbledhje ishte edhe zgjedhja e kryesisë së përgjithshme të Partisë Demokratike Shqiptare, ku pas votimit të anëtarëve të Këshillit Qendror, kemi këtë përbërje të kryesisë së përgjithshme të Partisë Demokratike Shqiptare në mandatin vijues katër vjeçar:

PDSH 1

Emri Mbiemri Profesioni
1. Agim Sabedini Dr. Specialist
2. Ajet Hajrullahu Profesor
3. Albina Bajrami Dr. e veterinarisë
4. Armend Ibrahimi Prof. i edukatës fizike
5. Hafize Shaqiri Profesoreshë
6. Hylja Jusufi Krashnica Profesoreshë
7. Ilir Sadriu Inxh i dipl. i komunikacionit
8. Luan Fazliu Profesor
9. Lulzim Veliu Ekonomist
10. Mustafë Shaqiri Prof. i informatikës
11. Sefedin Sadiku Profesor
12. Shpat Aliu Afarist
13. Xhelal Arifi Profesor
14. Zejnulla Dauti Gazetar

 14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Bujanoc: PVD të enjtën mbanë koktejin e fundvitit

Bujanoc: PVD të enjtën mbanë koktejin e fundvitit

Kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc,  Shaip Kamberi përmes një postimi  në rrjetin e tij social në facebook ka ftuar simpatizantët e këtij subjekti politik të marrin pjesë në koktejin e fundvitit.

Kokteji do të mbahet të enjtën më 29 dhjetor duke filluar nga ora 19:00, në Restorantin “5 Yjet” në Bujanoc.

pvd

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Kuvendi Komunal i Bujanocit miraton buxhetin për 2017

Kuvendi Komunal  i Bujanocit miraton   buxhetin për 2017

Kuvendi Komunal i Bujanocit  sot ka  aprovuar  vendimin  për buxhetin e vitit 2017.

  Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal  të Bujanocit me shumicë votash  është  aprovuar  vendimin  për buxhetin e vitit 2017 prej 940.716.000 dinarësh.

“Vendimi i ri parasheh 23 milion dinarë mjete për ndihmë bujqësisë dhe 10 milion tjera që janë të parapara për të ndihmuar biznesin lokal. Katër (4) milion dinarë parashihen për projektet në bashkëpunim me donatorët ndërkombëtarë”, është shprehur  Shaip Kamberi kryetar i komunës së Bujanocit.

Ndarja e buxhetit është bërë në mënyrën sa më racionale, duke  mos anashkaluar as projektet që duhet vazhduar dhe ato të reja në infrastrukturë  është shprehur Kamberi ./Lugina Press/

 14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Aksidet i rende ne rrugen Bujanoc – Vranje, humb jeten nje person

Foto ilustrim

Në natën e ditës së shtunë, në rrugën lokale Bujanoc – Vranjë, ka ndodhë një aksident i rëndë komunikacioni ku një person ka humb jetën ndërsa dy persona kanë pësuar lëndime të rënda, njofton policia, transmeton presheva.com.

Me këtë rast jetën e ka humbur N.B (22) në aksidentin e rëndë, ku sic raporton policia, N.B me veturë “Opel” për arsye të panjohura ka dalë në anën e majtë të rrugës dhe ka goditur direkt veturën e anës së kundër “Passat”.

Me këtë rast është lënduar shoferi i Passatit dhe pasagjeri i Opelit.

Të dy veturat që u aksidentuan ishin dëmtuar shumë, dhe rruga Bujanoc – Vranjë ka qenë e mbyllur për disa orë.

Rubrika “ Pasqyra javore “ mbështetet nga Ministria për Kulturë dhe Media e Republikës së Serbisë. Shkrimet e botuara në këtë rubrikë nuk paraqesin politikat e kësaj ministrie.

 14389768_1272118072808115_1987820917_n-1