Home Pasqyra Javore Pasqyra javore

Pasqyra javore

51
0
SHARE

 Edhe java  që e lam pas në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës është karakterizuar me ngjarje të shumta të karakterit politik, social, kulturor, ekonomik dhe sportiv.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

BL e Tërnocit ndanë mirënjohje për komunën e Wil-it të Zvicrës

BL e Tërnocit ndanë mirënjohje për komunën e Wil-it të Zvicrës

Kryetari  i Bashkësisë Lolkle të Tërnocit Agim Haliti i ka dorëzuar regjisorit Valton Jakupi disa mirënjohje për përfaqësuesit e komunës së Ëii-it të Zvicrës.

Bashkësisa Lokale në shenjë rrespekti ka nderuar me mirënjohje komunën e Ëil-it në Zvicër për për dhurmin e disa kompjutorëve në shkollën fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc.

Agim Haliti kryetar i BL-së në Tërnoc mirënohjet i ka dorëzuar regjisorit Valton Jakupi për komunën e Ëil-it për   kryetaren e komunës së Ëil-it  Susanne Hartman,  shefin e  zyrës për integrime  Felix Baumgartner dhe  regjisorin Valton Jakupi.

Me këtë kryetari  i BL-së në Tërnoc Agim Haliti falënderoi  komunën e Wil-it që po ndihmon këtë rajon./Lugina Press/

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Dr. Amir Rexhepi shembull për zhvillimin e orës në sh.m”Sezai Surroi” në Bujanoc dega e mjekësisë (Video)

Dr. Amir Rexhepi shembull për zhvillimin e orës në sh.m”Sezai Surroi” në Bujanoc dega e mjekësisë (Video)

Kohëve të fundit edhe dega e mjekësisë në shkollën e mesme “Sezai Surroi”  në Bujanoc mund të merret  model për organizimin e zhvillimit  të orës mësimore.

1934676_1311431652218522_6440649704082786693_n

Njëri ndër profesorët e kësaj dege  i  cili po mirret shembull nga kjo shkollë   për organizmin  e zhvillimit të orës mësimore me sukses është Dr.Amir Rexhepi. Më gjërësisht mësoni nga video e më poshtme./Lugina Press/

[youtube url=”  https://www.youtube.com/watch?v=cKshB0w2gaE  ” width=”560″ height=”315″]

 

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Musliu: Nese nuk hiqet muri ne Mitrovice, do te vendosim murin tone ne Presheve!

jonuzmusliu-640x352

Punimet e fundit rreth Urës së Ibrit kanë krijuar konfuzion, paqartësi dhe tensione tek qytetarët e Kosovës, duke ngjallur reagime të ndryshme dhe mosbesim sa u përket marrëveshjeve të arritura në Bruksel nga palët përfshirëse në dialog. Por, reagime ka edhe nga Lugina e Preshevës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, murin të Ura e Ibrit e ka quajtur të papranueshëm për Luginën e Preshevës. Musliu ka thënë se nëse nuk largohet muri në Mitrovicë, atëherë e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Luginë.

Ai ka thënë për “Zeri” se nuk mundet Evropa të veprojë me dy standarde.

“Kjo punë shkon në mënyrë reciproke dhe ne do të veprojmë në të njëjtë mënyrë. Nuk mundet Evropa të veprojë me standarde të dyfishta, ndryshe për serbët ndryshe për shqiptarët”, tha Musliu. “Nëse serbët kërkojnë ndarje, sipas tij ku janë shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit”.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Realizohet projekti i asfaltimit në fshatin Letovicë

Realizohet projekti i asfaltimit në fshatin Letovicë Në  fshatin Letovicë është realizuar projekti  i kanalizimit dhe asfaltimit të rrugës në njërën nga lagjet e këtij fshati të komunës së Bujanocit.

Muaj më parë, NP “Komunalia” ka shtruar rrjetin e kanalizimit dhe gjatë ditës së sotme kjo rrugë është asfaltuar nga “Saba Bellça”, ndërsa projekti ka qenë nën administrimin e “Direkcionit për ndërtim”.
Projekti i plotë kushtoi mbi 5 milionë dinarë, ndërsa u financua nga buxheti i komunës së Bujanocit.

15492357_10153973292261300_839554499537864803_n

Inspektimi i punës gjatë së shtunës, u bë edhe nga vet kryetari i komunës, Shaip Kamberi, i cili i premtoi letovicasit se komuna do të financoi edhe projekte të tjera madhore për ketë fshat. Banorët shprehën mirënjohje dhe falinderim ndaj punës së pushtetit lokal.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Ragmi Mustafa rizgjidhet kryetar i PDSH edhe per 4 vite

Partia Demokratike Shqiptare sot me fillim prej orës 10 ka filluar Kuvendin e VI zgjedhor të Partisë.

Ragmi Mustafa është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në kuvendin e VI-të zgjedhor të partisë dhe i ishte i vetmi kandidat për këtë pozitë.

Kryetari Mustafa do të drejtojë Partinë Demokratike Shqiptare edhe për 4 vite. /presheva.com/

pdshprogr-01

 

Rubrika “ Pasqyra javore “ mbështetet nga Ministria për Kulturë dhe Media e Republikës së Serbisë. Shkrimet e botuara në këtë rubrikë nuk paraqesin politikat e kësaj ministrie.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1