Home Pasqyra Javore Pasqyra javore

Pasqyra javore

58
0
SHARE
Edhe java  që e lam pas në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës është karakterizuar me ngjarje të shumta të karakterit politik, social, kulturor, ekonomik dhe sportiv.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Mustafa e Haziri takojnë përfaqësuesit institucional të shqiptarëve të Luginës

00_12_1481647247399137889

Pas vizitës në Komunën e Gjilanit, vënies së gurëthemelit të QKMF-së, vizitës në Universitetin “Kadri Zeka” e në kazermën e Batalionin e Parë të FSK-së, kryeministri i vendit, Isa Mustafa, së bashku me kryetarin Lutfi Haziri, kanë takuar kryetarët dhe udhëheqësit e komunave të Preshevës, Bujanocit, Medvegjës dhe Këshillin Nacional të shqiptarëve , përkatësisht Jonuz Musliu, Shaip Kamberi e Ardita Sinani.
kamberi

“Kryeministri ka kërkuar edhe nga unë personalisht, që si kryetar i Komunës më të madhe në regjion, të kujdesem dhe angazhohem në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërkomunal për Prshevën, Bujanocin dhe Medvegjën sepse është interes i përbashkët dhe jetik që qytetarët të jetojnë atje, e të mos lëvizin në drejtim të Kosovës. Të shkollohen, të kontribuojnë dhe të kthehen në vendin e tyre”, ka deklaruar pas takimit kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ndërsa, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur se takimet e tilla mungojnë ne nivel qendror, duke vlerësuar lartë takimet e mëhershme të regjionit të organizuara nga Komuna e Gjilanit, për të cilat tha se janë arritur rezultate të mira.

“Vërtetë mund të them se neve na mungojnë takime të tilla në nivel qendror. Ka pasur takime të përbashkëta në Komunën e Gjilanit dhe me këtë regjion dhe mund të them se janë arritur rezultate të mira sepse është krijuar një komunikim. Ne jemi të interesuar që edhe më tutje ta thellojmë bashkëpunimin. Është e drejtë e jona që të ndihmojmë për zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor sepse ne jetojmë në Europë dhe karta europiane dhe e qeverisjes lokale përmban në vetvete edhe këtë formë të bashkëpunimit”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kanë falënderuar kryeministrin Mustafa dhe kryetarin Haziri për takimin, duke thënë se ky takim ishte shumë i frytshëm, inkurajues dhe motivues për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Kamberi priti kryesuesen e Kuvendit Komunal të Gjilanit Valentina Bunjaku Rexhepi

Kamberi priti kryesuesen e Kuvendit Komunal të Gjilanit Valentina Bunjaku Rexhepi

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, njëherit kryetare e Forumit të gruas së LDK-së në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi, së bashku me ekipin e saj, vizituan komunën e Bujanocit.

 Kryetari  i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ka pritur sot në kabinetin e tij kryetaren e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi me bashkëpunëtoret e  saj.

Në takimin në mes përfaqësuesëve të komunës së Gjlanit dhe Kryetarit kamberi  u bisedua për bashkëpunimin e ngushtë në mes tyre.

Me këtë rast Valentina Bunjaku Rexhepi i ofroi bashëkpunim në sfera të ndryshme si në arsim, bashkëpunim në përfaqësimin e femrës në jetën institucionale dhe politikë,  bashëpunimin e shoqërisë civile dhe sferat tjera.

Ndërkaq Kryetari Kamberi falënderoi kryesuesen e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi për vizitën  e saj dhe ofrimin e bashkëpunimit .

  Valentina Bunjaku Rexhepi njëherit është dhe  kryetare e Forumit të gruas së LDK-së në Gjilan

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Art në dru nga Lugina e Preshevës (video)

15350677_10154711544528617_484043930656937782_n

Në emisionin e Top Channel “Në shtëpinë tonë”, të realizuar nga gazetari Valon Gashi ka takuar artistin nga Lugina e Preshevës Nagip Taipin i cili ka bërë vepra të shkëlqyera në dru.

[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=esFpFKaOM2k   ” width=”560″ height=”315″]

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Ky është talenti i ri nga Lugina në futbollin Belg(foto)

Ky është talenti i ri nga Lugina në futbollin Belg(foto)

Granit Veseli  i lindur   në fshatin Corroticë të komunës së Preshevës por që jeton së bashku me familjen e tij në Bruksel të Belgjikës tashmë  po ecë drejtë suksesit të gjeneratës u14 .

15439991_10154336797044107_5338525491383877547_n

Granit Veseli një talent i ri shqiptar nga komuna e Preshevës    ka filluar të shkëlqejë në fushën e futbollit  duke u cilësuar  një talent i ri për futbollin Belg.

15356661_10154336796849107_5332833380353866411_n

Pas shumë sukseseve që kishte  dhe shumë herë  golashënuesi  dhe  cilësimit   lojtari më i mirë i vitit  në dy klubet e tij FC “Fores” dhe  Fc ” Jet Bruxsel”   , tani  më po shkon   drejtë suksesit të gjeneratës u14.

15420751_10154336798024107_8021338529049378210_n

Pas shtatë vietve qëndrim në shtetin e Belgjikës sot  një lojtarë kyqë për klubin “Bx Bruxel” .

t

Në vitin 2017-2018 do të jetë pjesë e Akademisë Tubiz në  Belgjikë, një akademi që formojë lojtarë të mëdhenjë si Hazard dhe shum ikona të tjera. Familja e talentit të ri  është  nga fshati Corroticë i komunës së Preshevës por që jetonë në Belgjikë /Lugina Press/

Rubrika “ Pasqyra javore “ mbështetet nga Ministria për Kulturë dhe Media e Republikës së Serbisë. Shkrimet e botuara në këtë rubrikë nuk paraqesin politikat e kësaj ministrie.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1