Home Pasqyra Javore Pasqyra javore

Pasqyra javore

211
0
SHARE
  Edhe java  që e lam pas në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës është karakterizuar me ngjarje të shumta të karakterit politik, social, kulturor, ekonomik dhe sportiv.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Pasqyrën javore të kësaj jave po e fillojmë me një lajm humanitar.

Regjisori europian Valton Jakupi dhuron kompjutor sh.f”Muharrem Kadriu” në Tërnovc(video&foto)

Regjisori europian Valton Jakupi dhuron kompjutor sh.f”Muharrem Kadriu” në Tërnovc(video&foto)

 Shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc  sot  regjisori europian Valton Jakupi  i ka dhuruar  një donacion prej 22 kompjutorëve.

Komuna e Wil-it nga  Zvicra  në bashkëpunim me  regjisorin europian Valton Jakupi     i  kanë dhuruar 22 kompjutor shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnovc .

15401179_1347714935248428_1622177069873748142_n

    Një kontribut të madh për donacionin në fjalë e ka dhënë regjisori  europian me prejardhje nga Tërnovci i cili jeton në Zvicër Valton Jakupi.

Ndërkaq nga një kompjutor iu dhurua edhe Bashkësisë Lokale të Tërnovcit, SHKA” Jehona” nga Tërnovci, portaleve informative e LuginaPress.com  dhe Titulli.com.

 Me rastin e dorëzimit të donacionit,  regjisori Valton Jakupi falënderoi  kryetaren e komunës së Wil-it  Susanne Hartman dhe shefin e  zyrës për integrime  Felix Baumgartner,    të cilët e  kanë përkrahur në këtë projket.

     Drejtori i shkollës fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnovc, Bajram Salihu falënderoi donacionin zviceran por edhe regjisorin Valton Jakupi për dhurimin e kompjutorëve.

Ndëkaq donaconin në fjalë e cilësoi larët edhe krytari i BL-së të Tërnovcit Agim Haliti .Me këtë rast Haliti përgëzoi  regjisorin Valton Jakupi për këtë aktivitet por edhe ndihmat tjera që po bënë ndaj fshatit Tërnovc.

“Kjo është një vazhdimësi  e bashkpunimit shum të  ngusht  të Valtonit që kishte me komandant Lleshin në sferën e kulturës ” tha mes tjerash Haliti.

Ndërkohë edhe kryetari i SHKA”Jehona” nga Tërnovci Abdurrahman Murati falënderoi komunën  e Wil-it por edhe Valton Jakupin për dhurimin e një kompjutori.

Vizita e ditës së sotme me rastin e dorëzimit të kompjutorëve e regjisorit Valton Jakupi dhe aktorit Naski Abdixhiku ishte një pikë takimi i agjendës së tyre në këtë rajon. Ata gjatë ditës së nesërme do të udhëtojnë  për në Kosovë e më pas për në Shqipëri ku do të marrin pjesë në solemnitetin e organizuar në qytetin e Fierit  për ndarjen çmimeve  në sfera të ndryshme të organizuar nga  Fondacioni Harpa ku dhe është nominuar edhe  Valton Jakupi./Lugina Press/

[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=sxbV8Mza0Xg   ” width=”560″ height=”315″]

 

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Takohen për bashkëpunim ndërkomunal dhe Rajonal Bujanoc- Kamenicë

Komunën e Kamenicës sot e kanë vizituar një delegacion nga Komuna e Bujanovcit në përbërje Shaip Kamberi kryetar i Komunës, Jonuz Musliu kryetar i Këshillit Nacional Shqiptarë dhe shefi i kabinetit të kryetarit Kamberi Rahim Salihi.
Në këtë takim ndër të tjera u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit me qëllim të koordinimit të punëve të përbashkëta në realizimin e projekteve ndërkomunale dhe Rajonale.

Kryetari Sinani u shpreh i gatshëm në krijimit të bashkëpunimit “ Ne do të krijojmë mundësi të reja për bashkëpunim ndërkomunal dhe Regjional në mes të komunës së Kamenicës dhe asaj të Bujanocit me qëllim të realizimit të projekteve dhe komunikimit të qytetarëve nga të dyja anët”.

Shaip Kamberi qëllimi i vizitës sonë është pikërisht harmonizimi dhe koordinimi i aktiviteteve të tona të përbashkëta për realizimin e projekteve ndërkomunale dhe Regjionale po ashtu shkëmbimi i përvojave tona ndërmjet veti”.

“Ne po mundohemi si Këshill Nacional që të mbrojmë dhe realizojmë të drejtat dhe kërkesat e qytetarëve tanë gjithashtu presim mbështetje dhe përkrahje nga Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në sferën e Arsimit, Kulturës, Shëndetësisë po ashtu Kemi kërkuar hapjen e një zyre të përbashkët në Preshevë nga ana e Republikës së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë me qëllim të koordinimit dhe bashkëpunimit gjithëkombëtarë tha Kryetari i Këshillit Nacional i Shqiptarëve Jonuz Musliu.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

KDNJ: Gjatë vitit 2016 nuk ka pasur përmirësime thelbësore të gjendjes të të drejtave të njeriut në Luginë

Me rastin e 10 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut; e cila shënon nismën më serioze të institucionalizimit të mbrojtjes të të drejtave të njeriut, Deklarëtn Universale për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të miratuar më 1948; Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Luginën e Preshevës vlerëson se edhe gjatë vitit 2016; nuk ka pasur përmirësime thelbësore të gjendjes të të drejtave të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Përkundër faktit se Serbia gjindet në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe si rrjedhojë të këtij procesi, ajo edhe ka hapur bisedat edhe për Kapitujt 23 dhe 24, të cilët drejtpërdrejtë kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe pakicave, edhe këtë vit nuk janë shënuar lëvizje të rëndësishme pozitive për t’i zgjidhur problemet jetike të të drejtave të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Ky vit nuk shënoi asnjë proces serioz për përfaqësimin adekuat të komuniteteve pakicë në organet shtetërore, sidomos të nivelit rajonal dhe republikan, ku ata mbeten skjashmërisht të nënpërfaqësuar, në shpërputhje jo vetëm të standardeve të Bashkimit Evropian, por edhe të vetë Kushtetutës së Republikës së Serbisë dhe legjislacionit përcjellës.

Diskriminimi në sferën e arsimit, me mungesën e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë dhe mosnjohjen e diplomave të Kosovës, mbeten probleme urgjente të pazgjidhura edhe gjatë këtij viti. Ndonëse hap pozitiv, zhvillimi i mëtejmë i degës së fakultetit të Suboticës në Bujanoc, nuk zgjidh çështjet e problemit të arsimit për qytetarët shqiptarë në Serbi.
Në sferën e gjyqësorit, nuk pati as iniciativë për ta realizuar të drejtën e kthimit të Gjykatës themelore në Preshevë. As gjatë këtij viti nuk është zgjidhur në organet e drejtësisë ndonjë rast i vrasjeve enigmatike ose i zhdukjes së civilëve gjatë njëzetvjeçarit të fundit.

Rajoni i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës vazhdoi të mbetet i militarizuar me njësi të jashtëzakonshme të forcave speciale të policisë dhe me pjesëtarë të ushtrisë; sidomos pjesa e Malësisë së Bujanocit, Karadakut të Preshevës dhe e brezit kufitar në Medvegjë; që e vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, si dhe krijon një frymë të pasigurisë në mesin e popullatës vendore.

Në organet e policisë lokale, gjatë këtij viti janë shënuar disa raste të suspendimit të pjesëtarëve të komunitetit pakicë, të cilët nuk janë zëvëndësuar pastaj me pjesëtarë të të njëjtit komunitet, duke ndikuar kësisoj për së keqi në përfaqësimin proporcional etnik të strukturës së policisë lokale. Po ashtu, KDNJ nuk ka shënuar ndonjë rast i përfshirjes së pjesëtarëve të komunitetit rom në strukturat e policisë lokale. Për më keq, nuk kanë munguar sërish praktikat dhe presionet e thirrjeve në biseda informative, edhe në forma private, nga ana e organeve policore, kundrejt qytetarëve kryesisht të komuniteteve pakicë.
Viti 2016 është karakterizuar gjtihashtu me vazhdimin e praktikave të pasivizimit të vendbanimeve, sidomos në komunën e Medvegjës, ku statistikat e pergjithshme të zbatimit të kësaj urdhërese ligjore dëshmojnë se kjo dispozitë është duke u aplikuar në mënyrë më aktive tek komuniteti shqiptar. Si pasojë, këta qytetarë po humbin edhe një sërë të drejtash tjera të cilat normalisht i gëzojnë me vendbanim (shërbimet sociale dhe mjekësore, shkollimin), si dhe mund t’iu rrezikohet edhe e drejta e votës, duke ia mohuar në të ardhmen të drejtat edhe si shtetas i Republikës së Serbisë.
Përndryshe, iniciativa e fundit për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen dhe liritë e pakicave kombëtare mbetet një rast i mirë për të ndryshuar dhe për t’i plotësuar normat e caktuara ligjore që pengojnë realizimin e disa të drejtave të caktuara thelbësore të pakicës kombëtare shqiptare në Serbi.
Mbetet sidomos jetike që Qeveria e Republikës së Serbisë të rifillojë dialogun me përfaqësuesit institucional dhe politik të Luginës së Preshevës lidhur me implementimin e marrëveshjeve qeveritare për Luginën e Preshevës; aq më tepër që ky vit është simbolizuar edhe me rënien e dinamikës së interesimit dhe pranisë të përfaqësuesve diplomatik dhe joqeveritar ndërkombëtar në Luginën e Preshevës.
Preshevë-Bujanoc, 10 Dhjetor 2016
Shërbimi për Informim i Këshillit për të Drejtat e Njeriut


14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Ekspozitë me fotografi për ditën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut

ekspozita2016-01-640x428

Në ditën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Preshevë njëri nga aktivitetet e sotëm ishte dhe ekspozita me fotografi të refugjatëve e organizuar nga Youth for Refugees në bashkpunim me Zyrën për të rinjë e përkrahur nga fondacioni Divac dhe UNHCR.

Në këtë ekspozite u paraqitën 40 fotografi të realizuara nga 3 fotografë 2 Sërbë dhe fotografi nga Presheva, Krenar Halimi.

Në këtë ekspozite ishin të pranishëm kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi dhe kryetarja e kuvendit Ardita Sinani ku me një fjalë rasti Shqiprim Arifi përgëzoi organizatorët dhe Zyrën për të rinjë për këtë ekspozitë ku theksoi se të rinjët do të kenë përkrahjen maksimale nga komuna e Preshevës në aktivitet e tyre.


Përfaqësuesja e zyrës së UNHCR-së në Preshevë Lirije Selmani : në fjalën përshëndetëse për të pranishmit faleminderoi të rinjët dhe komunën e Preshevës për bashkpunimin që kanë pasur dhe se do vazhdoj edhe vitin e ardhshëm të i përkrahë dhe të ketë bashkpunim me të rinjët nga Presheva.

Kordinatori i Zyrës për të rinjë Leart Hajrullahu ne fjalën përshëndetëse tha ” Deri sa për botën rreth nesh, ata shihen si refugjat e migrant,për të rinjët e Preshevës, por edhe për vetë qytetin e Preshevës,ata ishin dhe vazhdojn të ngelen mysafirët tanë, sado që arsyeja pse janë sot këtu mes nesh, nuk është e drejtë. ”

Të pranishmit edhe pse në numër jo të madh u ndanë të kënaqur nga vlerat e kësaj ekspozite dhe të ketyre fotove që u publikuan për herë të parë për publikun.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Shqiptarit i merren 105.000 euro në kufirin e Preshevës

Doganierët në hyrje të vendkalimit kufitar të Preshevës kanë zbuluar një shumë prej 100.000 euro të pa lajmëruara.

Devizat ishin fshehur në veturën tip “Grand Cherokee”, me targa të Shqipërisë, të cilën po e drejtonte një shtetas shqiptar me moshë 31 vjeçare, njofton dogana.

Ai paratë i kishte fshehur në kasetë ndëmjet ulësve të përparme, ku i kishte vendosur 115.000 euro të cilat nuk i kishte lajmëruar kur ka hyrë në Serbi.

Ai po udhëtone i vetëm, dhe atij iu janë kthyer 10.000 euro sa janë të lejuara, ndërsa 105.000 euro iu janë ndaluar përkohsisht.

Ai kishte deklaruar se po shkonte në Beograd për të blerë material stomatologjik.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Azeminja nga Presheva, shoferja e autobusëve të Cyrihut

Azemine Shaqiri është njëra nga shqiptarët e pakta që kanë zgjedhur udhëtimin e përditshëm me autobusin e saj në të njëjtin itinerar, përreth qendrës së Cyrihut. Azeminja tashmë në këtë rutinë ia ka dalë të mësoj çdo metër të rrugës. Por drejtimi i autobusit fizarmonikë 25 metra i gjatë nëpër rrugët e mëngjesit, kur të gjithë shkojnë në punë kërkon sigurisht përqendrimin më të lartë.
30-vjeçarja nuk e përfytyron sot që të bëjë ndonjë punë tjetër. Kjo në një kohë kur këtë punë e bëjnë më shumë burrat. “E bëj me shumë dëshirë punën e shoferes tashmë 8 vjet”.

Por si është ndjerë ajo si femër dhe si shqiptare në një vend të huaj, duke guxuar të provojë veten në një arenë të rezervuar për burra? “Do të kisha shumë dëshirë të ketë më shumë shofere femra shqiptare për të treguar se edhe ne kemi aftësitë dhe guximin që të drejtojmë autobusët apo tramvajet e qytetit. Në fillim kisha frikë se po bëj aksidente pasi që ngasja me autobus kërkon përqendrim të madh në krahasim me tramvajet që lëvizin në binarët e tyre, e nuk iu duhet përparësi nga veturat.”, thotë shoferja 30 vjeçare. Shqiptarja me origjinë nga Presheva ka dëshirë që në të ardhmen të drejtojë edhe tramvajet e qytetit

Më parë, ajo ka punuar si shitëse deri në moshën 22-vjecare. Tani punon në Cyrih – që është një qytet metropol por i lehtë për t’u orientuar.

Në profesion asaj i pëlqen kontakti me njerëzit. Përditë Azeminja gëzohet për pasagjerë të këndshëm, që në të shumtën e rasteve janë të moshuar. Edhe më mirë ndjehet me pasagjerët shqiptar, e që pa hezitim i përshëndet në gjuhën shqipe. “Befasohen kur më shohin se jam shofere shqiptare ”, tregon Azeminja. Edhe në jetën private shoferen e autobusit e sheh nganjëherë në timon. Megjithatë ajo udhëton me veturë sa më pak që të mundet – në fakt vetëm për rrugën për në punë dhe për në shtëpi.

8 vjet në timon të autobusit

“Lexova se po kërkonin shoferë dhe aplikova. Pastaj kalova me sukses të gjitha provimet dhe mora patentën për shofer autobusi në VBZ dhe tani unë mund t’i drejtoj autobusët”, thotë Azemine Shaqiri. 30-vjeçarja nuk e përfytyron sot që të bëjë ndonjë punë tjetër. Kjo në një kohë kur këtë punë e bëjnë më shumë burrat. “E bëj me shumë dëshirë punën e shoferes tashmë 8 vjet”.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Shqipëria dekoron regjisorin europian Valton Jakupi, regjisori më i mirë i vitit, Naski Abdixhikun me çmimin e publikut

Shqipëria dekoron regjisorin europian Valton Jakupi, regjisori më i mirë i vitit, Naski Abdixhikun me çmimin e publikut

    Fondacioni Harpa nga Republika e Shqipërisë   sonte ka  përzgjedhur  personalitetet për kulturë letërsi, shkencë  etj, raporton Lugina Press.

  Në këtë eveniment shtetëror të rëndësishëm dekorata për kulturë dhe kinematografi iu nda regjisorit europian me prejardhje nga Lugina Valton Jakupit, me titull Regjisori më  i mirë i Vitit.

Sipas komisionit për përzgjedhjen e personaliteteve thuhet se dekorata e ndarë regjisorit Valton Jakupit është  bazuar në veprimtarinë e tij kinematografike dhe teatrale në europ. Po ashtu edhe në shumë veprimtari të tij ku mbrohet dhe lobohet identiteti dhe kultura shqiptare në  europ dhe botë nga regjsiori Valton Jakupi.

      Filmat me domethënie  globale që dhanë një mesazh të qartë  dhënë  për kombin shqiptar ishin filmat Wer Bist Du, Le Osldat Perdu, Perandorët etj.

Po ashtu emrin e tij e kemi parë  edhe në shumë skenare filmash të prodhuara në europ, por çka është me e rëndësishme , se ky regjisor kontribut të veçant jep edhe në fushën e Integrimit.

Shumë të  rinjë i ka trajnuar dhe mësuar në fushën e kinematografisë. Valton Jakupi mban postin President dhe Regjisor i kompanisë filmike International Film Europe Swiss, si dhe është themelues i Teatrit International Theater Antika Swiss.

Cmimi i lartë Regjisori më i mirë i vitit për herë të parë  i jipet një personaliteti që nuk është nga Shqipëria, po puna dhe veprimtaria e regjisorit, i ka bërë që ky çmim ti takoi atij.

 Po ashtu çmimi e publikut i takoi aktorit nga Lugina Naski Abdixhiku, për kontributin e dhënë në fushën e kulturës dhe artit. Vlenë të theksohet se aktorin Naski Abdixhikun e kemi parë shume edhe në projektet e regjisorit Valton Jakupit, si aktorë, drejtor i fotografisë dhe organizatori projekteve filmike. Dhe Komisioni për vlerësime nga republika e Shqipërisë ia ndau Mirënjohjen e vecant për kontributin e tij në fushën e kulturës dhe artit. Naski Avdixhiku është bashkëpunëtor i ngushtë i regjisorit Valton Jakupi.

 Sipas regjisorit europian Valton Jakupit, ky çmim është  nderë dhe një motiv i madhë për të vazhduar në punën e kinematografisë me temat për kombin shqiptar, po ashtu, siç shprehet ai, ky çmim nuk është vetëm i imi, por ky çmim i dedikohet të gjithë atyre që më ndihmuan, me përkrahën deri në ditën e sodit si dhe përkrahjen e vazhdueshme të familjes, dhe nga zemra falënderoj shumë të gjithë aktorët, kameramanët, producentët dhe të gjith ata që kontribuan në filma Shqiptar të  prodhuar nga ne. Për rininë shqiptare kisha me thënë sa më pak politikë dhe më  shumë projekte kulturore dhe sociale.

Prezent ishte edhe aktori Blerim Hasani ku organizatorët e këtij evenimenti e përshendetën për sukseset në rolin e tij tek Perandorët./Lugina Press/

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

K.F “Tërnoci” në qendër të vëmendjes të vëzhguesve Zviceran

K.F “Tërnoci” në qendër të vëmendjes të vëzhguesve Zviceran

  Grupmoshat U13-U16   të KF”Tërnoci”    gjatë ditës së sotme zhvilluan   ushtrime dhe prova në prezencën e dy vëzhguesve nga shteti i Zviceran  Willy Schmid dhe Bekim Arifi.

15380403_1280660138662854_2904279280939635309_n

   Willy Schmid me kët rast  dha  disa leksione për trenerët  e këtij klubi  për  mënyrën e zhvillimit të ushtrimeve për fëmijët.

” Ky është vetëm një fillim  i mbarë,viti 2017 do të jetë edhe më i intensifikuar nga vëzhguesit e jashtëm”.

” Do  të punojmë në  atë drejtim që të  bëjmë kushte sa më te mira dhe të sjellim vëzhgues të ndryshëm ndërkombtarë që këta fëmijë të jenë pjesë e ekipeve evropiane” thonë drejtuesit e KF”Tërnoci.

Rubrika “ Pasqyra javore “ mbështetet nga Ministria për Kulturë dhe Media e Republikës së Serbisë. Shkrimet e botuara në këtë rubrikë nuk paraqesin politikat e kësaj ministrie.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1