Home Pasqyra Javore Pasqyra javore

Pasqyra javore

295
0
SHARE

   Edhe java  që e lam pas në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës është karakterizuar me ngjarje të shumta të karakterit politik, social, kulturor, ekonomik dhe sportiv.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Në Bujanoc dhe Preshevës shënohet  28 nëntori

 

0

Fillimi i javës që po e lëmë pas ishte me shënimin e festës së  28 nëntorit  ditës së flamurit.

15179187_642418645940809_1785008236471599543_n

 

Në sallën e shtëpisë së kulturës në Bujanoc është organizuar një program festiv për nderë të festës së 28 Nëntorit ku u mblodhën përfaqësues politik, qytetarë dhe nxënës.

15230709_642419805940693_3320474500046594202_n

15267975_642419622607378_3023819818780251684_n

Fillimisht është interpretuar himni kombëtar i Shqipërisë dhe pastaj program vazhdoi me recitimin e disa poezive dhe prezantuan me disa valle shoqëria kulturore artistike “Zëri i Luginës”  dhe “Shqiponjat”.

 Po ashtu edhe në në Presheëvs është shënuar 28 nëntori dita e flamurit.

15230623_1183446281710392_6420867754740038461_n 15230811_1183446238377063_396735408448300658_n

 

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Kamberi priti komesarin e lartë për pakica, Henrik Villadsen

Drejtori i Zyrës së Komesarit të lartë për pakica, Henrik Villadsen ka qëndruar sot në Bujanoc.

Drejtori i Zyrës së Komesarit të lartë për pakica, Henrik Villadse u interesua për së afërmi për situatën në Bujanoc.

15181400_10153920434426300_6177734320355318744_n

Ai gjatë takimit të sotëm  me kryetarin e komunës së Bujanocit Shaipi Kmaberin u informua për kërkesat legjitime të shqiptarëve, interesimin tonë për realizimin e planit 7 pikësh, funksionimin e paralelës së Fakultetit ekonomik në Bujanoc dhe tema tjera me rëndësi për komunën e Bujanocit.

Bashkëpunimi në mes komunës së Bujanocit dhe Zyrës së Komesarit edhe në të ardhmen do të jetë i ngushtë./Lugina Press/

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Shefi i ri i Misionit të OSBE-së, ambasadori Andrea Orizio, vizitoi Bujanocin

Shefi i ri i Misionit të OSBE-së, ambasadori Andrea Orizio, vizitoi Bujanocin

Shefi i ri i Misionit të OSBE-së, ambasadori Andrea Orizio,  gjatë ziztës së tij në Bujanoc u takua me kryetarin e komunës Shaip Kamberin.

 Gjatë takimit të përbashkët u vlersua lartë bashkëpunimi në mes komunës së Bujanocit dhe Misionit të OSBE-së, rëndësisë së OSBE-së të cilën e ka luajtuar qysh nga krijimi i policisë multietnike dhe gjithë proceseve tjera politike në Luginë të Preshevës.

Ambasadori Orizio u njoftua edhe për interesimin dhe gatishmërinë e përfaqësuesëve politik për të vazhduar dialogun rreth Planit 7-pikësh dhe për t’u implementuar obligimet e marra nga Qeveria.

Integrimi i shqiptarëve në Institucionet publike u prezentua si interes i veçant, për implementimin e të cilit do të punohet pandërprerë./Lugina Press/

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

 

Kryetari Kamberi nënshkruan kontratë me vlerë 9 milionë dinarë

Kryetari Kamberi nënshkruan kontratë me vlerë 9 milionë dinarë

Është nënshkruar kontrata për shfrytëzimin e mjeteve nga Ministria e Ekonomisë për projekt dokumentacionin mbi Stacionin e pastrimit të ujërave të zeza.
Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit, gjatë ditës së sotme (e enjëte), ka nënshkruar kontratën e shfrytëzimit të mjeteve mbi projekt dokumentacionin rreth krijimit të Stacionit për pastrimin e ujërave të zeza. Vlera e projekt dokumentacionit të nënshkruar sot, është rreth 9 milionë dinarë

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

 

Në Tiranë është nënshkruar marrëveshje për formimin e Unionit e pesë komunave shqiptare

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi deklaron se në Tiranë është nënshkruar marrëveshje për formimin e Unionit e pesë komunave shqiptare.
Ky union i komunave si Ulqini, Prishtina, Tetova, Tirana dhe Presheva sipas Arifit nuk do të thotë një destabilzim i regjionit dhe procesve pozitive që po ndodhin në Serbi.

Arifi spjegon se ky nuk është projekt nacionalist dhe se komuna e Preshevës është pjesë e asociacioneve tjera në Serbi dhe vendeve të regjionit.

Shqiptarët e Serbisë, siç thotë Arifi , dëshirojnë të përmirësojnë jetën në komunat ku jetojnë.

“Ky projekt nuk është kërcënim, por përgjigje për shkëmbimin e përvojave të shumë qyteteve. Shqiptarët në Serbi kohën e fundit tregojnë se duan të marrin pjesë në proceset në Serbi dhe si pjesë e shoqërisë ti zgjidhin problemet” ka thënë ai, transmeton presheva.com.

“Dua të garantoj se nuk është projekt nacionalist dhe nuk ka qëllim destabilzimin e rajonit dhe proceve që po zhvillohen në Serbi” ka shtuar ai.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Emigrantët në Preshevë të kënaqur me kushtet dhe mikpritjen

Kapacitetet e qendrave pranuese në Bujanoc dhe Preshevë janë po thuaj se të mbushur plotësisht, momentalisht gjenden rreth 1200 emigrantë.
Shumica e migantëve janë aty disa muaj. Grupe të vogla vijnë nga veriu, ndërsa në Preshevë vijnë migrantë nga qendrat tjera pranuese në vartësi nga kapaciteti i qendrës që janë të gatshme për temperaturat e ulët dhe dimrin.

Ambientet janë të ngrohta, ato nxehen ditë e natë. Secila familje ka dhomën e saj. Ata thonë se janë të kënaqur me kushtet dhe se iu është siguruar ushqimi dhe uji i ngrohtë.

Energjentët janë të siguruar sikur në Bujanoc ashtu edhe në Preshevë.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Në pasqyrën javore kemi përmbledhur edhe një lajm nga sporti

Arlind Fejzullahu nga Tërnovci përzgjedhet nga Kombëtarja Shqiptare U-15

Arlind Fejzullahu nga Tërnovci  përzgjedhet  nga  Kombëtarja  Shqiptare U-15

Prej  disa ditësh, në qendrën sportive të ekipeve  Kombëtare në Kamëz janë zhvilluar  seleksionime për fëmijë të moshave të ndryshme.

arlind-1

Në mesin e këtyre  fëmijëve që morri pjesë dhe u përzgjodh  ishte edhe Arlind Fejzullahu   nga Tërnovci  i moshës 2001-2002.

Arlind Fejzullahu hapat e para të futbollit i ka marrë në KF”Tërnoci” nga Tërnoci,  me trajnerët e tij, Faruk Nazifi e Muharrem Elmazi.

arlind-2

Vlenë të theksohet se Arlindi futbollin e ka të trashëguar nga familja e tij, nga vëllau,  futbolleri tashmë i njohur Arbnor Fejzullahu dhe nga babai Fehmi Fejzullahu i cili  një kohë të gjatë kishte treguar suksese si  futboller pranë KF”Tërnoci”.

recenti

Trajneri i Kombëtares U-15, Alesandro Reçenti, në  një prononcim për ueb-faqen e FSHF-së jep detaje mbi këtë seleksionim

Sot dhe dje ka qenë seleksionimi i U-15 me lojtarët e datëlindjeve 2003 dhe 2004. Punojmë me këta fëmijë dhe kriteri kryesor i përzgjedhjes është cilësia individuale, aspekti fizik i tyre dhe vazhdimësia se çfarë ecurie do të kenë sa i përket aspektit cilësor futbollistik. Kemi parë më shumë se 100 fëmijë dhe disa prej tyre kishin cilësi mjaft të mira dhe do t’i ndjekim ata në vazhdimësi për ecurinë që do të kenë.

arlind-3

Më konkretisht mund të them që ishin 143 fëmijë, të cilët provuan të jepnin më të mirën e tyre në këtë seleksionim. Puna e radhës është ndjekja e tyre me kujdes”, tha tekniku italian, i cili po ndjek nga afër seleksionimet e të rinjve për ekipet kombëtare të moshave./Lugina Press/

 14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Ndërkohë edhe këtë javë nuk kanë munguar as informacionet nga kultura

REGJISORI VALTON JAKUPI NOMINOHET PËR TU DEKORUAR NGA REPUBLIKA E SHQIPËRISË

REGJISORI VALTON JAKUPI NOMINOHET PËR TU DEKORUAR NGA REPUBLIKA E SHQIPËRISË

 Së shpejti  do të mbahet dekorimi i personaliteteve të shquara në fusha të ndyshme  si  në  kulturë, shkencë, letërsi etj.

Regjisori Europian Valton Jakupi është nominuar në  mesin e shumë personaliteteve që të dekorohet me çmimin Harpa 2016 .

15327669_1051973144930633_1321320383_n

   Në këtë eveniment është i ftuar edhe aktori i mirënjohur Naski Abdixhiku, ku dihet se është bashkëpunëtor në shumë filma të regjisorit Valton Jakupi.  Ky evenimet është organizuar nga Fondacioni Kulturor “Harpa” dhe   ka si qëllim të promovojë vlerat, të stimulojë personazhet më të vyera dhe t’i kthejë ata në një shembull frymëzues për të tjerët.

15300599_1051964324931515_2144413640_n

Çmimet Harpa, vijnë në një aktivitet të përvitshëm që Fondacioni “Harpa” organizon prej disa vitesh. Këto çmime janë themeluar si një hapësirë në shenjë mirënjohjeje për personalitetet e artit, kulturës, letërsisë, si dhe biznesmenë, institucione e politikanë që i ndihmojnë dhe zgjerojnë këto fusha.

-Çmimi i Madh Harpa
-Njeriu i vitit
-Shkrimtari më i mirë
-Poeti më i mirë
-Aktori/ regjisori i vitit
-Instrumentisti më i mirë
-Grupi më i mirë artistik
-Politikani më i mirë
-Sipërmarrësi i vitit
-Editori i vitit
-Gazetari më i mire

1412249_1236183723063137_5261423382313705472_o

Ndërkohë që portali informativ Lugina Press  ka marrë ftesë  në përcjelljen e këtij evenimenti  me  çrast do të njoftoj më gjërësisht lexuesit për ngjarjen në fjalë./Lugina Press/

Rubrika “ Pasqyra javore “ mbështetet nga Ministria për Kulturë dhe Media e Republikës së Serbisë. Shkrimet e botuara në këtë rubrikë nuk paraqesin politikat e kësaj ministrie.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1