Home Pasqyra Javore Pasqyra javore

Pasqyra javore

106
0
SHARE

Edhe java  që e lam pas në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës është karakterizuar me ngjarje të shumta të karakterit politik, social, kulturor, ekonomik dhe sportiv.

 

Bujanoc: Mbahet aktiviteti tradicional “Duart e vyeshme”

15027455_10209228728169595_6053161164532259522_n

 Në Bujanoc  është mbajtur aktiviteti tradicional “Duart e Vyeshme” i organizuar nga shtëpia e kulturës “Vuk Karaxhiq” .

Publikut vendas ju kanë prezantuar 22 pjesëmarrës me punime të ndryshme artizanale, ekspozitë të fotografisë nga artist lokal të cilët kanë shtuar interesimin e qytetarëve, shkruan Titulli.com.

Drejtori i shtëpisë së kulturës “Vuka Karaxhiq” në Bujanoc, Jetmir Ismaili ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për punimet e tyre duke shpresuar që të ardhmen të shtohen organizime të këtilla.

14389768_1272118072808115_1987820917_n

 

Themelohet “Okteti” i muzikës Preshevare

00_12_14784153931480975792

Në Shtëpinë e Kulturës: “Abdulla Krashnica” pas një takimi në mes drejtorit dhe këngëtarëve, palët kanë rënë dakord për themelimin e “Oktetit”.

“Puna artistëve po përkrahet dhe vlerësohet nga Shtëpia e Kulturës, dhe zëri tyre do të ndëgjoet jo vetëm në Preshevë por edhe jasht Preshevës. Ky është premtimi i dhënë” ka thënë për presheva.com drejtori i shtëpisë së kulturës Abdulla Krashnica, Mendurim Presheva.

Okteti përbëhet nga këngëtar profesionist që janë edhe ikona e muzikës Preshevare.

Sipas tij, okteti Preshevar që nga nesër menjëherë fillon me përgaditjen e këngëve, dhe do të jetë në skenë shumë shpejt.

14389768_1272118072808115_1987820917_n

 Lista e sipërmarrësve nga Lugina që kanë fituar subvencione dhe janë refuzuar nga Trupi Koordinues (lista)

auto_arka1442900895

Komisioni i konkursit për ndarjen e mjeteve për subvensionimin e subjekteve ekonomike në pronësi private për vitin 2016, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka shpallur rezultatet.

Komisioni i konkursit në përbërje nga: Jellena Marjanoviq, u.d e drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues, kryetare e komisionit, Enis Salihi, përfaqësues i komunës së Bujanocit, anëtar i komisionit, Armend Aliu, përfaqësues i komunës së Preshevës, anëtar i komisionit, Dejan Simiq, përfaqësues i komunës së Medvegjës, anëtar i komisionit, Millan Rakiq, përfaqësues i Ministrisë së Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, anëtar i komisionit, Branko Filipoviq, përfaqësues i Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës, anëtar i komisionit, Millan Qupriq, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Mbrotjes së Mjedisit Jetësor, anëtar i komisionit, Tihomir Rajiq, përfaqësues i Ministrisë së Ekonomiksë, anëtar i komisionit dhe Dragovan Milliqeviq, eskpert i pavarur i fushës ekonomike, i emëruar me Vendimin për formimin e komisionit për vlerësimin dhe selektimin e paraqitjeve për ndarjen e mjeteve për subvensionim të subjekteve ekonomike në pronësi private 100 nr 401-00-00021-39/2016-01 të datës 04.10.2016, është mbledhur më 12 dhe 13 tetor dhe ka kontrolluar të gjitha paraqitjet e arrituara.

Komisioni ka konstatuar se në konkurs kanë arritur 39 paraqitje, prej të cilave 24 i kanë plotësuar kushtet, ndërsa 15 paraqitje kanë rrefuzuar për arsyet të mospërmbushjeve të kushteve formale të konkursit.

Pas skadimit të afatit për ankesë, komisioni ka shqyrtuar 7 ankesa të cilat kanë arritur edhe në përptuhje me vendimin në bazë të cilit është miratuar financimi i paraqitjeve në vazhdin:

1) Komuna e Bujanocit

  1. „MINOR COM“, fshati Bilaç pn, Bujanoc – 65 pikë – vlera e mjeteve të miratuara 2.679.950,00 dinarë;
  2. DOO„CORNIZA“, Kosovska 107, Bujanoc – 64 pikë – vlera e mjeteve të miratuara 2.994.600,00 dinarë;
  3. „UNIKAT“ DOO, Kosovska 107, Bujanoc – 61 pikë – vlera e mjeteve të miratuara 3.000.000,00 dinarë;
  4. „TERMOPAN GLASS“ DOO, Ilaz Selimi 12, Bujanoc – 57 pikë – vlera e mjeteve të miratuara 2.502.190,30 dinarë;
  5. „NIKI COM“ , Zona Industriale pn, Bujanoc – 55 pikë – vlera e mjeteve të miratuara 2.970.450,00 dinarë;
  6. „VLLEZRIT OSMANI“ DOO, fshati Bilaç, Bujanoc – 53 pikë – vlera e mjeteve të miratuara 2.945.752,00 dinarë;
  7. „LABI COMERC“ DOO, Petra Drapshina 72, Bujanoc – 47 pikë – vlera e mjeteve të miratuara 2.466.800,00 dinarë;
  8. OD „MIS“, fshati Petka pn, Kllenik, Bujanoc – 45 pikë – 2.097.485,30 dinarë (vërejtje: për bartësin e paraqitjes OD „MIS“ nuk është propozuar vlera e kërkuar prej  2.940.000,00 dinarëve, por vlera e mbetur nga mjetet e dedikuara).

Vlera e përgjithshme për komunën e Bujanocit: 21.657.227,60 dinarë.

2) komuna e Preshevës

  1. „NURA“ DOO, 15 Nëntori pn, Preshevë – 80 pikë – vlera e mjeteve të miratuara 2.950.000,00 dinarë;
  2. PUP „FLUIDI“ DOO, fshati Zhunicë, Preshevë – 66 pikë – vlera e mjeteve të miratuara 3.000.000,00 dinarë;
  3. „SHERA“ DОО, fshati Raincë pn, Preshevë – 64 pikë – vlera e mjeteve të miratuara 2.976.372,00 dinarë;
  4. OD „MAJ COM“, Abdulla Kraashnica 17, Preshevë – 55 pikë – vlera e mjeteve të miratuara 3.000.000,00 dinarë;
  5. „KERAMIKA“ DOO, fshati Corroticë pn, Preshevë – 47 pikë – vlera e mjeteve të miratuara 3.000.000,00 dinarë;
  6. SZR „LIMANI COM“, fshati Raincë pn, Preshevë – 42 pikë – vlera e mjeteve të miratuara 1.817.180,40 dinarë.

Vlera e përgjithshme për komunën e Preshevës: 16.743.552,40 dinarë.

3) komuna e Medvegjës

  1. „Metal Bole“, Retkocerit pn, fshati Retkocer, Medvegjë – 59 pikë – vlera e mjeteve të miratuara 1.599.220,00 dinarë;

Vlera e përgjithshme për komunën e Medvegjës: 1.599.220,00 dinarë.

Paraqitjet:

  1. „CAKI BAU“ DOO, Tërnoc i Madh pn, Bujanoc – 39 pikë;
  2. PR „EKOMED – MOKI“, Karagjorgje Petroviq 103, Bujanoc – 37 pikë;
  3. DOO „ËHITE STAR“, Karagjorgje Petroviq 251, Bujanoc – 36 pikë;
  4. SZR „MAHAGONI“, Tërnoc i Madh pn, Bujanoc – 31 pikë;
  5. MUTR „NEDELKOVIQ“, Karagjorgje Petroviq 1, Bujanoc – 27 pikë.
  6. „STONE – GURI 06“ DOO, 15 Nëntor pn, Preshevë – 40 pikë;
  7. „GUMAL PRODUKT“ DOO, fshati Rahovicë pn, Preshevë – 39 pikë;
  8. SSR „BURIMI ABB, fshati Zhunicë, Preshevë – 27 pikë;
  9. SZR „SULJA SULEJMAN EMINI“, fshati Rahovicë pn, Preshevë – 26 pikë.

14389768_1272118072808115_1987820917_n

 

Në Preshevë edhe këtë vitë  është mbajtur  festivali   “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

14938122_10154233000459107_190418699333783026_n

Shfaqje “Mejhane” nga Teatri i Qytetit të Mitrovicës me regjisor dhe autor teksti Amir Veliu është motivuar nga drama “ Audienca “ e Vasllav Havell-it dhe ka adaptuar tekstin për komedi në rrethanat aktuale për Kosovën.

Aktorët që luajnë në këtë shfaqje janë Fatmir Haliti, Mirsad Ferati, Mehmet Preteni dhe Agan Asllani.

Permbajtja e shfaqjes:

Veliu përmes dialogut që ndërton te përsonazhet, e prezenton realitetin e sotem në Kosovën e mbas luftes. Përsonazhi I Parë është njeri që ka bërë luften për lirinë e Kosovës, por sot është i lënë anash, pa kujdesin meritor nga shoqëria dhe bashkëluftarët e tijë. Shkaku pse ka përfunduar në këtë mënyrë është fakti se nuk ka pranuar të uzurpoj pasuri të huaj, apo të lidhet me ndonjë biznes të pa ndershëm, thjeshtë ka pritur të gëzoj një vend pune në profesionin e tijë.

Përsonazhi I dytë është artisti I cili poashtu ka probleme dhe nuk arrinë të depërtoj me artin e tijë, atje ku aj synon se e ka vëndin. Të zhgënjyer dhe të pa kënaqur me ambientin ku jetojnë, personazhet ipen pas alkoolit dhe gjithë kohen e kalojnë në kafene ( Mejhane ) duke përgojuar veprimet e të tjerve, artistëve dhe veteranve të luftës.

Regjisori Veliu pos dy përsonazheve kryesore ka vendosur edhe dy kamarierë që janë aktivë në shfaqje gjat gjithë kohes. Kamarierët e admirojnë profesionin e artistit dhe para tijë shfaqin dashurinë dhe ndjenjat e ndrydhura që kan pasur për tu bërë aktorë. Në krejtë këtë haos brenda kafenesë krijohen situate komike ( humor i zi ) shpesh herë edhe të dhimbshme që përjetohen nga përsonazhet.

14389768_1272118072808115_1987820917_n

 

Bujanoc: Viktimë nga përmbytjet e ujit

12511833_1020734991329828_2125131706_n-650x358

Milludinka Dimitrijeviç (84) nga fshati Rakoc afër Banjës së Bujanocit është ngulfatur nga përmbytjet e ujit në fushat e këtij fshati, ka bërë të ditur policia e Vranjës, transmeton presheva.com.

Pas një kërkimi njëditorë, banorët e Rakocit afër Banjës së Bujanocit trupin e pajetë të të moshuarës e kanë gjetur në vendin “Zajednica” afër Rakocit.

Milludinka Dimitrijeviç është fundosur në parcelën e cila e ishte e përmbytur nga ujit, ndërsa organet e rendit kanë bërë të ditur se në trupit e të ndjeres nuk janë vërejtur shenja dhune. Rastin e zhdukjes së të moshuarës disa banorë të këtij vendbanimi e kana paraqitur në stacionin policorë të Bujanocit të mërkurën në ora 14:10, ku më pas është lëshuar kërkimi ndaj përsonit të zhdukur.

Rubrika “ Pasqyra javore “ mbështetet nga Ministria për Kulturë dhe Media e Republikës së Serbisë. Shkrimet e botuara në këtë rubrikë nuk paraqesin politikat e kësaj ministrie.

14389768_1272118072808115_1987820917_n