Home Pasqyra Javore Pasqyra javore

Pasqyra javore

137
0
SHARE

 

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani më 7 mars do të viziton Bujanocin

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani më 7 mars do të viziton Bujanocin

Nëpërmjet një postimi në facebook, keyetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka zbuluar se, presidenti i Shqiprisë, z.Bujar Nishani, më 7 mars do ta vizitoj komunën e Bujanocit.
“Më 7 mars 2017, me rastin e Ditës së Mësuesit, komunën e Bujanocit, për herë të parë që nga ekzistimi i shtetit shqiptarë, do ta vizitojë Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani” – ka shkruar Kamberi në profilin zyrtar.

Lajmi, për vizitën e z. Nishani gjatë ditës e ka konfirmua kabineti i tij

Agjenda e vizitës do të bëhet nga Komuna e Bujanocit, për të cilën opinioni do të njoftohet në detaje.

Medalje Argjendi për Myftiun e Luginës, Nexhmedin Ef. Saqipi

Medalje Argjendi për Myftiun e Luginës, Nexhmedin Ef. Saqipi

Në mesin e 84 individëve dhe institucioneve, të dekoruar është edhe Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, për kontributin e tij të dhënë, në periudha të ndryshme kohore, në emër të paqes, stabilitetit, dialogut dhe humanitetit.
Me rastin e Ditës së shtetësisë të Serbisë, të mërkurën e 15 shkurtit, në rezidencën e presidentit, Toma Nikoliq, në ora 11,oo, u ndanë medalje ari dhe argjendi për personalitete të shumta nga jeta politike, kulturore dhe publike.Në mesin e 84 individëve dhe institucioneve, të dekoruar është edhe Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, për kontributin e tij të dhënë, në periudha të ndryshme kohore, në emër të paqes, stabilitetit, dialogut dhe humanitetit.

Me propozimin e Amzës së Shqiptarëve në Serbi, me seli në Novi Sad, presidenti i Serbisë Nikoliq, ndau medaljen për paqe Myftiut Nexhmedin ef. Saqipit.

Ndërsa, në pritjen tradicionale, me rastin e Ditës së shtetësisë serbe, në ora 18, oo, në pranim te presidenti Nikoliq, morën pjesë përfaqësues të lartë të kreut të shtetit me kryeministrin Vuçiq, pastaj diplomatë e ambasadorë të shumtë nga shtete të ndryshme të akredituara në Beograd: Reisi i Bashkësisë Islame të Serbisë Sead Nasufoviq, Shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi, Michael Davenport, ambasadori amerikan Kyle Scott, ambasadori rus Aleksandër Chepurin, ambasadorët e shteteve të emirateve, të Arabisë, të Turqisë, të Shqipërisë etj dhe përfaqësues të jetës politike dhe kulturore në shkallë republike.

Reis-Ul-Ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë, Sead Ef. Nasufoviq, uron myftiun Saqipi për mirënjohjen e paqes

Reis-Ul-Ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë,  Sead Ef. Nasufoviq, uron myftiun Saqipi për mirënjohjen e paqes

Me rastin e ndarjes së mirënjohjes për paqe Myftiut Nexhmedin ef. Saqipi, nga ana e presidentit të Serbisë, Toma Nikoliq, ka zgjuar mesazhin e urimit të Reis-ul-Ulema të Bashkësisë Islame të Serbisë, prof. dr. Sead ef. Nasufoviq nga Sanxhaku.

“Ky është rrugëtimi i Pejngamberit alejhi selam, i cili përmes rrugës së paqes ka arritur edhe armiqtë më të mëdhenj m’i bërë miq e dashamirë. Kjo mirënjohje e Nexhmedin ef. Saqipi, për Institucionin e Rijasetit, do të thotë shumë, ku Myftiu i Luginës, në momentet më kritike, ka ditë të veproj me menquri dhe dinjitet”, thuhet në mesazhin e urimit të dr. Sead ef. Nasufoviq.

Në vazhdim kryetari i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, dr. Sead ef. Nasufoviq, shton se “Rruga e tolerancës dhe mirëkuptimit është rruga e Islamit, kështu që duhet të gjithë të angazhohemi për ta realizuar atë, në mënyrë që populli i Ballkanit, të jetoj në paqe, harmoni dhe tolerancë, pa dallime përkatësie nacionaliteti, kulture e fetare.

Në fund të mesazhit del porosia e urimit të Rejisit dr. Sead ef. Nasufoviq, se po frynë një frymë e re për ardhmërinë e myslimanëve që jetojnë në Serbi, jo vetëm për shqiptarët, por dhe për boshnjakët, romët e serbët e besimit islam.

Shoqata Mjekët e Luginës sigurojnë karroca për njerëzit në nevojë

Shoqata Mjekët e Luginës sigurojnë karroca për njerëzit  në nevojë

Shoqata Mjekët e Luginës   është pajisur me disa  karroca për njerëzit në nevojë.

Këto mjete i ka dhuruar Shoqata Humanitare “Sali Cekaj”  nga Zvicrra.Shoqata Mjekët e Luginës përmes një postimi  në facebook fton  ata që kanë nevojë për mjetet e tilla të lajmërohen në numrin e telefonit 0638193345.

Mundësi e mirë për anëtarësimin bizneseve në Dhomën e Tregtisë, Ekonomisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi

Mundësi e mirë për anëtarësimin bizneseve në Dhomën e Tregtisë, Ekonomisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi

Drejtori  i kompanisë mediale “Spektri”  Nexhat Behluli ,  njëherit dhe afarist nga Lugina e Preshevës  ka zhvilluar një takim në   Dhomën  e  Tregtisë, Ekonomisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi.

Në takimin e zhvilluar është diskutuar për bashkëpunimin në  mes  kësaj dhome dhe bizneseve të rajonit të Luginës së Preshevës.

Ndërkohë Nexhat Behluli  në profilin e tij  në facebook ka bërë të ditur  se deri më 20 prill është afati i anëtarsimit të Bizneseve nga Shqipëria dhe Serbia.

Po ashtu bëhet e ditur se më 1 dhe 2 maj do të bëhet mbajtja e Kuvendit zgjedhor të Organeve udhëheqëse të këtij Institucioni ekonomik të përbashkët Shqipëri-Serbi.

Kryetari Musliu priti Ambasadorin Sadiku

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, u takua me Ambasadorin e Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Kryetari Musliu e njoftoi me çështjet që presin të zgjidhen duke vënë theksin në çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip, sikur dhe çështjet me rëndësi të veçant për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

Ambasadori Sadiku theksoi se duhet veprohet konform rrjedhave rajonale dhe se vetëm forcimi i bashkëpunimit, mirëkuptimi i situatës politike mund të zgjidhë çështjet e pazgjidhura.

Kryetari Musliu e falënderoi për vizitën që po i bënë Luginës së Preshevës dhe se është shumë e rëndësishme që shteti i Kosovës po luan një rol aktiv sa i përket shqiptarëve të kësaj treve.

Vlen të theksohet se vizitat e zyrtarëve qeveritar dhe shkëmbimi më i madh ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve dhe adresimin e sfidave të ndryshme përmes dialogut.

Në Fier dhe Berat mbahet edicioni i katërt “Dita e Miqësisë” e Gazetarëve Shqiptarë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë  organizoiedicionin e  katërt “Dita e Miqësisë” e  Gazetarëve Shqiptarë”

Në Fier dhe Berat  për dy ditë rradhazi  ishte një grup gazetarësh nga të gjitha trevat shqiptare.

Kjo veprimtari u zhvillua në kuadër të “Ditës së Miqësisë së Gazetarëve Shqiptarë” ku u veçua bashkëpunimi i gazetarëve dhe nxitja e vlerave profesionale të njerëzve të mediave.

Në takim morën pjesë gazetarë nga e gjithë Shqipëria dhe trojet shqiptare kudo ndodhen.Në këtë veprimtari morrën pjesë edhe gazetar nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli, drejtor i kompanisë mediale “Spektri”, Rijad Demiri nga portali informativ Lugina Press dhe Fisnik  Iseni nga portali BujanociNet, anëtar të Unionit të Gazetarëve të Luginës së Preshevës të cilin e drejton gazetari Valon Gashi i cili tashmë vepron në televizionin e famshëm Top Chanel.

Me rastin e fillimit të këtij evenimenti miqësorë  në hollin e teatrit “Bylis”  në Fier  Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë  Aleksandër Çipa, tha se tashmë Dita e Miqësisë është kthyer në një traditë shumë të bukur, ku gazetarët gjenden të gjithë së bashku.

Ndërkohë gjatë qëndrimit në qytetin e Fierit, gazetarët kanë vizituar muzeun historik si dhe parkun arkeologjik  “Apollonia”.

Dita e dytë  ka vazhduar  në qytetin e Beratit, ku veç takimeve pati edhe vizita në lagjen Kala.

Nga ky takim miqësorë   gazetarët shkëmbyen mendime lidhur me punën dhe sfidat e shumta që ndodhen para njerëzve të medias në funksion të afirmimit të punës në këtë profesion.

Ky promovim si kolegë-miq nisi për të parën herë si festim gjithëpërfshirës në qytetin e Elbasanit , për të vijuar në vitet pasardhës në Durrës dhe Shkodër-Ulqin. Edicioni i katërt , që  u organizua  në qarqet Fier-Berat , pati risi  të tjera  , ku do mund të veçohet pjesëmarrja me përfaqësues nga Konfederata Botërore e Gazetarëve , si edhe nga Sindikata Europiane e Gazetarëve.

Aktiviteti në fjalë ka tagrën e degës së Unionit të Gazetarëve të Elbasanit, nën drejtimin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë , me kryetar z. Aleksandër Çipa , por si dhe vitet e tjera , në bashkëpunim me Shoqatën “RessEgnatia” , e cila ka autoritetin e plotë të organhizimit dhe mbarëvajtjes së këtij aktiviteti kombëtar e më gjërë , në sinkron më kontratën bashkëpunuese që është hartuare me UGSH . Vitin që vjen Dita e Miqësisë do të zhvillohet në Strugë dhe Pogradec./Lugina Press/

Preshevë: PDSH vendosë të mos merrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të Serbisë(dokument)

Preshevë: PDSH vendosë të  mos merrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të Serbisë(dokument)

 Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës , përmes një deklarate për media ka njoftuar se nuk do të merë pjesë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen këtë vit në Serbi.

 Më poshtë mund të lexoni  deklaratën  e plotë:

Partia Demokratike Shqiptare

14 shkurt 2017
P r e sh e v ë

Në mbledhjen e mbajtur të Këshillit Qendror të Partisë Demokratike Shqiptare më, 14 shkurt 2017, në bazë të diskutimeve rreth zgjedhjeve presidenciale në Serbi, solli këtë:

DEKLARATË

Këshilli Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare lidhur me zgjedhjet presidenciale në Serbi që do të mbahen gjatë këtij viti, vlerëson se nuk janë pjekur kushtet për pjesmarrjen e shqiptarëve në votim për president të Serbisë.

Duke qenë se gjerë tani asnjë nga presidentët, por as këta të radhës në garë nuk kanë shprehur gatishmëri për zgjidhjen e problemit të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, prandaj Këshilli Qendror fton elektorin e Partisë Demokratike Shqiptare, por edhe gjithë shqiptarët e tjerë në Luginë të Preshevës që mos t’i përgjigjen zgjedhjeve për president të Serbisë.

Këshilli Qendror i PDSH-së
______________________
Dr.Sc.Ragmi MUSTAFA

Presheva, qendër bujqësore rajonale

Pas kompanisë Solid nga Kosova, arrihet marrëveshja me investitorin e dytë në Komunën e Preshevës, MasrFruit International nga Holanda.


Me realizimin e këtij investimi, bujqit tanë do të kenë të siguruar shitjen e produkteve të tyre në treg ku qendra e grumbullimit e cila do të hapet nga MasrFruit International, do ti blejë ato dhe pastaj do ti eksportoj në vendet perëndimore.
Me MasrFruit International, sot u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit ku të dyja palët morëm obligimet tona, që ta realizojmë sa më shpejt këtë investim.

Rubrika “ Pasqyra javore “ mbështetet nga Ministria për Kulturë dhe Media e Republikës së Serbisë. Shkrimet e botuara në këtë rubrikë nuk paraqesin politikat e kësaj ministrie.

 14389768_1272118072808115_1987820917_n-1