Dy sekretarët shtetëror vizitojnë Bujanocin, takojnë Kamberin dhe Hasanin
Sekretari shtetëror pranë Ministrisë së kulturës dhe informimit Nino Brajoviq dhe ai i Ministrisë së administratës shtetërore dhe pushtetit lokal Ivan Boshnjak, së bashku me përfaqësuesit e OSBE-së, Shoqatës së pavarur të gazetarëve dhe Trupit Koordinues, qëndruan për takim pune në Bujanoc.
Në takim, u bisedua për financimin e mediave nga pushteti lokal dhe mundësitë e bashkfinancimit te mediave nga Bujanoci nga konkurset e Ministrisë së Kulturës dhe Informimit të Republikës së Serbisë.
Gjithashtu nga takimi i sotëm, kryetari Shaip Kamberi u zotua për transparencë dhe mbështetje të drejt për mediumet lokale në Bujanoc dhe ka shtruar kërkesën për emitimin e programeve në gjuhë shqipe në Radio televizion publik.
Përfaqësuesit shtetëror nga Beogradi në përkrahje të mediave lokale në Bujanoc e Preshevë
Sekretari shtetëror pranë Ministrisë së kulturës dhe informimit Nino Brajoviq, ai i Ministrisë së administratës shtetërore dhe pushtetit lokal Ivan Boshnjak, përfaqësues nga Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë dhe përfaqësuesit e departamentit të Medisa pranë OSBE-së qëndruan në komunat Bujanoc dhe Preshevë.
Delegacioni në fjalë ka zhvilluar takime të ndara me kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e mediave lokale me të cilët u bisedua funksionimi i mediave lokale, gjendja financiare dhe zhvilimi i mëtutjeshëm.
Në takim u bisedua për problemet me të cilat po përballen medait duke filluar nga ndarja e vogël e buxhetit, transparenca në konkurset e pushtetit lokal, ndarja jo e kënaqshme e buxhetit nga ministria e kuluturës dhe informimit si dhe avancimi i informimit shqip në përgjithësi këtu.
Pjesë e delegacionit ishte edhe Ivana Gjuriq, Svetozar Markoviq, Gordana Jankoviq.
Kamberi takoi kryetarin e Odës ekonomike, Marko Çadezh, në Beograd
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, takoi sot kryetarin e Odës ekonomike, Marko Çadezh, në Beograd.
“Bashkëpunimi me Odën ekonomike ka prioritet promovimin e biznesit nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja dhe mbështetjen e zhvillimit të veprimtarive të tyre”është shkruar në faqen zyrtare facebook të komunës së Bujanocit.
“Takimi i parë ishte mbajtur në fund të vitit të kaluar në Bujanoc, në prezencën edhe të kryetarit të Odës ekonomike të Kosovës dhe bizneseve kosovare”.
Rubrika “ Pasqyra javore “ mbështetet nga Ministria për Kulturë dhe Media e Republikës së Serbisë. Shkrimet e botuara në këtë rubrikë nuk paraqesin politikat e kësaj ministrie.