Edhe java që e lam pas në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës është karakterizuar me ngjarje të shumta të karakterit politik, social, kulturor, ekonomik dhe sportiv.
Pasioni ndaj violinës i vogëlushit Shaip Ramadani nga Tërnoci(video)
Se dashuria ndaj artit, muzikës lindë së bashku me njeriun kjo vërehet edhe tek vogëlushi nga Tërnoci.
Shaip Ramadani vogëlushi nga Tërnoci, përveç se është i dhënë pas recitimit, ka edhe një pasion ndaj violinës,instrument muzikorë i dashur për çdo artist.Dashuria ndaj violinës i ka lindur gjatë përcjelljes së koncerteve të ndryshme në TV.
Shaip Ramadani është nxënës i klasës së IV-1 pranë shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc. Krahas mësimeve në këtë shkollë, ai vazhdon mësimet në shkollën e muzikës në Bujanoc në violinë.
Violina për të është një pasion shpirtëror.Ndërkaq një mbështetje të fortë ka edhe nga prindërit.
Shaipi është njëri nga talentët e këtij rajoni që kërkojnë përkrahje në zbulimin e tyre./Lugina Press/
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=PFHsxpX38Cs ” width=”560″ height=”315″]
Serbia nuk ka kapacitete për të qenë xhandar në Ballkan
Shaip Kamberi, kryetar i Bujanocit dhe njeriu i dytë në Partisë për Veprim Demokratik (PVD), nuk merakoset fort për deklaratat luftënxitëse, që bien erë propaganda parazgjedhore, si ato të Tomislav Nikoliqit, presidentit të Serbisë:
Shaip Kamberi, kryetar i Bujanocit dhe njeriu i dytë në Partisë për Veprim Demokratik (PVD), nuk merakoset fort për deklaratat luftënxitëse, që bien erë propaganda parazgjedhore, si ato të Tomislav Nikoliqit, presidentit të Serbisë:
“Para së gjithash dhe se të gjithë e dinë, se Serbia nuk ka kapacitete të nevojshme për të qenë xhandar në Ballkan. Së dyti, kjo deklarata e tij luftënxitëse është më tepër për konsum të brendshëm dhe në shërbim të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Prandaj, ata nuk mund të destabilizojnë Kosovën dhe as rajonin – thotë Shaip Kamberi, për portalin “Vranjske”.
Pritet të hapet Fabrika Jumko në Bujanoc që do ti punësojë 50 persona
Kombinati i pambukut “Jumko” nga Vranja planifikon që në Bujanoc të hap një fabrikë ku do të mund të punësohen 50 persona të kualifikuar.
Deputeti popullor dhe lideri i SNS në Bujanoc Nenad Mitroviq ka thënë se nga 1 shkurti do të filloj edhe trajnimi tre mujor i puntorëve potencial.
Nëse “Yumko” arrin të organizohet të punojë me dy ndërrime, atherë do të duhet të punësojë edhe 50 punëtorë tjerë.
Përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së qëndruan në Bujanoc
Përfaqësuesit politik të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeremy Long dhe Ksenija Lazovic, qëndruan për vizitë në komunën e Bujanocit.
Vlerësimi i situatës politike në Bujanoc dhe Luginë të Preshevës, njoftimi me inovacionet e aprovuara këtë vit me buxhetin e ri dhe përkrahja e drejtpërdrejt e zhvillimit ekonomik, ishin disa prej çështjeve të cilat u diskutuan gjatë takimit.
Ngecja absolute e integrimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe mosnjohja e diplomave u paraqitën si shqetësime konkrete me të cilat u njoftuan përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së.
Gjatë takimit të përbashkët u potencua edhe domosdoshmëria e prezencës dhe fokusit më të madh të ndërkombëtarëve në Bujanoc dhe në Luginë të Preshevës.
Zyra e deputetit Fatmir Hasani në Bujanoc, ka nisur aksion për regjistrimin e qytetarëve të cilëve iu është pasivizuar vendbanimi
Zyra e deputetit Fatmir Hasani në Bujanoc, ka nisur aksion për regjistrimin e qytetarëve të cilëve iu është pasivizuar vendbanimi.
Për të krijuar një statistikë më të saktë luten të gjithë qytetarët të cilëve iu është pasivizuar vendbanimi dhe iu është shlyer emri nga regjistrat shtetërore ose edhe personat që njohin dikë që i është pasivizuar ndonjë anëtar i familjes nga regjistrat që rastin të e paraqesin tek Zyra e Deputetit Popullorë brenda objektit te komunës në Bujanoc.
Qëllimi është të ketë një numër sa më të saktë të personave fizik me këtë problem dhe të krijohet një databazë me anë të së cilës do mirren hapa të mëtutjeshëm për zgjidhjen e këtij problemi serioz që është edhe çështje vendimtare për ruajtjen e bërthamës shqiptare ne Luginë të Preshevës.
Zyra e deputetit ju mirëpret dy ditë brenda javës (E Hënë dhe e Mërkure prej ora 10:00-15:00)
Xhevdet Dulaj nderohet me çmimin në pikturë në manifestimin “Flaka e Janarit 2017”
Sabri Shaqiri. është fitues i çmimit blerës të galerisë ” Peneli i Flakës” edicioni i 26, në kuadër të manifestimit ” Flaka e Janarit” 2017 që është një nga katër shtyllat kryesore të Manifestimit Shumëkulturor “Flaka e Janarit 2017”. Tri çmime të tjera janë ndarë për Faton Mazreku, Xhevdet Dulaj dhe Skender Idrizi në pikturë.
“Gjilani nderon !.. Faleminderoj organizatoret dhe jurin profesionale, per vlersimin e punes sime artistike.Ndihem krenar dhe eshte ndere per nje artist qe te marish çmimin per pikture ,ne muajin e shejte “Flaka e Janarit ” .!, është shprehur në profiin e tij në facebook Xhevdet Dulaj.
Ndryshe, në Gjilan po qëndron e hapur edhe ekspozita e arteve pamore “Peneli i Flakës”, si njëra ndër katër shtyllat themelore të manifestimit “Flaka e Janarit”, ku janë ekspozuar punime të krijuesve të ndryshëm, në pikturë, skulpturë dhe grafikë. Tematikat e punimeve trajtojnë tema të ndryshme me dominim të elementeve të fuqishme kombëtare shqiptare.
Në fjalën e tij hapëse kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, pasi ka vënë në spikamë kontributin e artistëve pamor gjatë rrjedhës ndër vite të manifestimit “Flaka e Janarit”, ka inkurajuar ata në këtë përvjetor, dedikuar veprës së heroit Idriz Seferi, në nderim të të cilit këtë vit do të bëhet inaugurimi i shtatores së tij në Gjilan.
“Krijuesit e arteve pamore kanë dëshmuar në kontinuitet se janë bartësit kryesorë, jo vetëm të “Flakës së Janarit” që e bënë Gjilanin kryeqytet kulturor, por edhe manifestimeve tjera kulturore gjatë gjithë këtij viti. Për krijues është lajm dedikimi përvjetorit të Idriz Seferit, shtatorja e të cilit do të vendoset në Gjilan, por pamja sesi do të duket kjo shtatore, do të varet nga krijuesit, ka thënë Haziri, duke inkurajuar krijuesit në përgjithësi, veçmas skulptorët”, tha Haziri.
Pasi ka theksuar përkushtimin e institucioneve komunale në derim të figurave të dëhsmorëve dhe heronjëve në përgjithësi, Haziri ka inkurajuar artistët në përgjithësi, për koordinim dhe bashkëpunim të ndërsjellë, me qëllim që përmes krijimeve të tyre t’i jepet Gjilanit pamje e merituar, ndërsa ka theksuar se pjesa më e madhe e hapësirave të qytetit do ta mbulohet nga veprat skulpturore.
“Pjesën më të madhe do të marrin skulpturat prandaj ju inkurajoj që të angazhohemi bashkë në mënyrë që këtë vit t’i japim Gjilanit pamjen që meriton, por edhe një pamje artistike sikurse në cdo vend tjetër në Europë, përmes punimeve të ekspozuara në vendet më të frekuentuara, aty ku qytetarët kanë qasje më të theksuar”, shtoi kryetari Haziri../LuginaPress/
Rubrika “ Pasqyra javore “ mbështetet nga Ministria për Kulturë dhe Media e Republikës së Serbisë. Shkrimet e botuara në këtë rubrikë nuk paraqesin politikat e kësaj ministrie.