Home Pasqyra Javore Pasqyra javore

Pasqyra javore

34
0
SHARE

 Edhe java  që e lam pas në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës është karakterizuar me ngjarje të shumta të karakterit politik, social, kulturor, ekonomik dhe sportiv.

 14389768_1272118072808115_1987820917_n-1-3

 I ftohti Siberian në Luginë: Ja sa ishin temperaturat /foto/

Mëngjesin e sotëm gjithçka është ngrirë.

Në mëngjes në Luginë të Preshevës janë shënuar temperatura -25 gradë derisa edhe gjatë ditës pritet të jetë më e ulëta -18 gradë.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1-3

Musliu kërkon mbështetje nga Kosova për të ndërtuar mur në Preshevë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel raporton presheva.com, ka thënë se do të ndërtonim një mur në Preshvë nëse Kosova dhe Shqipëria janë të gatshme.

“Ne jemi të gatshëm të bëjmë mur nëse Kosova është e gatshme. Nëse ne ftohemi dhe udhëhiqemi nga Kosova dhe Shqipëria njëjtë sikur serbët e Kosovës që shkojnë cdo muaj në Beograd, atëherë edhe ne do të vepronim sipas urdhrave të Kosovës”, tha Musliu në Politikë.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1-3

Zbulohen 15 kilogram marihuane tek dy shqiptare ne Horgosh /foto/

Doganierët me 4 janar të këtij viti në vendkalimin kufitar Horgosh në bashkëpunim me policinën kanë tentuar kontrabandimin e 15 kilogram drogë marihuanë.

Droga është zbuluar gjatë kontrollit të rregullt në dalje të Serbisë. Me analizë të rrezikut për kontrollim të detajuar është ndaluar vetura “Dailmer Chrysler C220” me targa të Shqipërisë.

Me këtë veturë nga Shqipëria për në Gjemani po udhëtonin dy persona meshkuj 25 dhe 26 vjevar, të dy shtetas të Shqipërisë. Ata në vendkalimin kufitar të Horgoshit ishin radhitur në zonën e gjelbërt, të rezervuar se nuk kanë asgjë për të deklaruar për kontrollim, cka edhe i kanë thënë doganierit gjatë takimit.

Me kotrollim të detajuar nga zbrastësirat e krijuara special në vetura, të pragun e veturës janë nxjerrë 16 paketime marihuanë me peshë 15.190 gramë.

Pas skanimit të veturës, është konstatuar se vetura nuk ka tjetër të fshehur.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1-3

Për shkak të gripit pushimi në shkolla zgjatet për dy ditë

Për shkak të gripit pushimi në shkolla zgjatet  për dy ditë

Ministria serbe e shëndetësisë ka vendosur që pushimi  në  shkolla  të zgjatet  për dy ditë për shkak të rritjes së numrit të rasteve të gripit,  njoftojnë  mediat serbe,  raporton Lugina Press.

Pas bisedimeve të ministrit të  Arsimit dhe të Shëndetësisë  të Serbisë, është rekomanduar që për shkak të rritjes së numrit të rasteve të gripit tek fëmijët ,  të zgjatet pushimi  shkollor dhe fëmijët të hënën më 9 janar nuk  do  shkojnë në shkollë.

Pjesa e parë e pushimit dimëror do të zgjatet  në dy ditë, dhe mësimi  do të fillojë të mërkurën, më 11 janar, ka thënë  Ministri i Arsimit Mladen Sarceviq./Lugina Press/

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1-3

Në Preshevë rroga mesatare është 37.033 dinare

Sipas fondit Republikan të Statistikave, Presheva në rrethin e Pcinjës është qyteti i tretë me rrogën mesatare pas qytetit të Vranjës.

Sipas këtyre të dhënave që i posedon presheva.com, rroga mesatare në Preshevë për muajin nëntorë është 37.033 dinarë.

E para radhitet Vranja me 38.182 dinarë ndërsa e dyta Surdulica me 38.133 dinarë.

Pas Preshevës radhitet Bujanoci me 35.141 dinarë.

Rroga mesatare në rrethin e Pcinjës është 36.066 dinarë. Rrogat më të mëdha i kanë në Beograd me mesatare 57.191 dinarë dërsa sa i përket komunave në kryeqytet, Surcini ka rrogë mesatare prej 83.352 dinarë. /presheva.com/

 14389768_1272118072808115_1987820917_n-1-3

Mbledhja komemorative kushtuar Mr.Zeqirja Islamit

E respektuara familje Islami,i nderuari drejtor i shkollës,pjesëmarës të nderuar!
Lajmi i hidhur për ndarjën nga jeta e profesorit, Zeqirja Islami, babait, të dashur,vëllaut, kusheririt, gjyshit, kolegut të respektuar na tronditi të gjithëve pa masë.
E kam shumë vështirë të pajtohem se po mbaj fjalë mortore për mikun më të afërt, kolegun madhështor. E kam të pamundur ta bind vehtën dhe Juve se më nuk është në mesin tonë njeri ndër figurat më markante të arsimit shqip në komunën e Bujanocit dhe luginën e Preshevës. Ai ishte profesori i parë shqiptarë i Biologjisë në komunën e Bujanocit dhe magjistri i parë i Biokimisë. Zeqirja Islami ishte pishtar i arsimit në komunën e Bujanocit dhe la gjurmë të thellë e të pashlyeshme në arsimin fillor e të mesëm. Punoi si arësimtarë-profesor i Biologjisë në Rainc,Tërnoc, Bujanoc e ne Preshevë. Zekolli si profesor ishte Model i mësimdhënësit,profesor i Epokës! I ndjeri ishte edhe inspektor i arsimit në komunën e Bujanocit. Si ekspert i Biologjisë dhe profesor i dalluar nga Fakulteti Filozofik i Nishit u zgjodh antar i komisioni për dhanjën e provimit profesional.
Nxënësit i këshillonte ta, duan shkollën dhe dijën, ta puthin librin, të mësojnë e të studjojnë, të bëhen të vyeshëm për vete, prindërit, vendlindjjën e popullin.
U lindë në vitin 1943. në Letovic të Bujanocit. Shkollë fillore e mbaroi, në Raincë, Shkolën e mesme bujqësore në Leskoc, Shkollën e lart pedagogjike, dega Biologji-Kimimi, në Nish. Studimet e biologjisë i përfundoi në Prishtin, ndërsa studimet pasuniversitare të Biokimisë në Zagreb.
Fëmit shumë i dashti.Shumu kujdes për ta. Me rrogë të profesorit arriti të shkolloj 6 vajza e dy djem. Gjithë kanë mbaruar fakultet. Ndër ta ka mjekë spesijalista, arkitekt, udhëheqës bankash, profesor, magjistër të ekonomisë. Gjithë janë të punësuar.
Vepra e magjistrit Zeqirja Islamit do të jetoi gjatë, ndërkaqë puna dhe entuziazmi i ti do të na shërbejn si frymzim në rrugtimin ton pa të, por,drejt sukseseve të reja.
Të nderuar familijar,mbesa e nipa, të dashur miq,
Edhe në këto momente të rënda për Ju dhe për ne, jemi bashkë për të ndarë dhimbjen dhe pikllimin e thellë për mbetjen pa babanë vëllan gjyshin, kusheririn, kolegun trim e besnik, mikun e dashur dhe profesorin legjendar.
Do të përpiqemi që mos dorzohemi para humbjës së madhe. Por, të ndihemi krenar që e patëm në mesin tonë. Ndihemi krenarë që bashkërisht punuam në arsimimin dhe edukimin e brezit të ri. Nga fara që na hodhëm dolën shum mjek ,inxhinjer, profesor, jurist e ekonomist e tj., kuadro që rrezatojnë shpresë!
Le të mbetet vepra e tij mësim dhe inspirim i përhershëm për ne.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Magjistër Zeqirja Islamin. Zoti e mëshiroft!
Bujanoc,06.01.2016 Xhahit Ramadani.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1-3

Ka ndërruar jetë Mr.Zekolli nga Bujanoci

Njëri ndër intelektualët e parë të komunës së Bujanocit, Mr.Zeqirja Islami-Zekolli, sot në orët e hershme të mengjësit, ka ndërruar jetë.
Mr.Zekolli, për një kohë të gjatë, vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila edhe i morri jetën.
73 vjeçari, pas vetës ka lënë tetë fëmijë të arsimuar nëpër profile të ndryshme.
Varrimi i Mr.Zeqirja Islamit-Zekollit, do të bëhet, të premten (nesër) pas namazit të xhumasë në varrezat e qytetit në Bujanoc.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1-3

Familja Jonuzi nga Bukuroci në gjendje të mjerueshme, iniciativë për ndërtim shtëpie

Familja 4 anëtarëshe e Nefail Jonuzit nga Bukuroca po përballet me kushte të vështira ekonomike. Ata jetojnë në një shtëpi e cila nuk plotëson as kushtet minimale për jetesë.

Meteorologët po paralajmërojnë një mot të ftohtë deri në – 20 gradë celsius. Ky acar do të rrezikoj edhe më shumë jetën e familjes Jonuzi nga Bukuroca. Kryefamiljari Nefail Jonuzi, ka kohë që jeton në kushte të vështira ekonomike.

I ulur në shkallët e shtëpisë dhe i futur thellë në mendime, por brenga më e madhe e kryefamiljarit është për fëmijët të cilët po rriten në kushte të mjerueshme.

61 vjeçari Nefail Jonuzi thotë se çdo ditë mundohet të punojë, që sadopak të sigurojë kafshatën e bukës, pasi nuk ka asnjë të ardhur tjetër.

Edhe e zonja e shtëpisë Lulije Jonuzi thotë se janë në gjendje të vështirë.Shtëpia në të katër anët është dëmtuar, pikon në çdo cep dhe shpesh fëmijët sëmuren thonë kryefamiljarët.

Kryefamiljari bën apel që ti ndihmohet, që të paktën fëmijët të i shpëtojnë këtij mjerimi.

Koordinatorve të kësaj iniciative iu kanë lajmëruar disa humanistë të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në ndërtimin e kësaj shtëpi.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1-3

Fondi Humanitar Rahovica i ndërton shtëpi familjes Selimi

Familja shtatë antarëshe e Shukri Selimit nga Rahovica do ta gëzojnë shtëpinë e re falë angazhimit dhe kontributit të fondit Humanitar “Rahovica” me seli në Zvicër.

Kjo shtëpi për familjes Selimi nga Rahovica është ndërtuar në afat rekord, për një muaj e gjysmë dhe tani kjo familje këto ditë të ftohta do ti kaloj me kulm mbi kokë.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1-3

Profesoresha nga Lugina ligjëron 3 lëndë në shkollën e Bernit

Qytetarët e Luginës në diasporë cdo ditë po tregojnë se tashmë janë një faktor i rëndësishëm në cdo sferë të jetës.

Hadije Mislimi, vajza e Imamit Mustaf Memeti nga Zhunica, pas magjistraturës, tani është profesoreshja e parë në Bern të Zvicrrës.

Hadija ligjeron lëndët gjermanisht, biologji dhe gjeografi në shkollën e Bernit të Zvicrës.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1-3

Menaxheri i bankës nga Bujanoci plaçkiti kursyesit 150.000 euro

Ljubisha M më shumë se 6 vite ka nxjerrë të holla nga llogaritë e klientëve dhe askush nuk e kishte vërejtur. Ai të hollat i kishte harxhuar në luks.

Policia kriminale e Vranjës ka ngritur padi kundër Ljubisha M (52) nga Bujanoci, menaxher i një banke të huaj, për shkak të dyshimit se klientëve të tij nga llogaria i ka nxjerrë 18 milionë dinarë 150.000 euro raporton policia, transmeton presheva.com.

Sipas paraqitjes, Ljubisha M plot 6 vite ka nxjerrë të holla nga llogaritë e klientave dhe këtë askush nuk e kishte vërejtur as klientët po as banka ku ka punuar.

Ai dyshohet se në periudhën prej nëntorit 2009 deri në mars 2016 ka keqpërdorë pozitën e tij duke keqpërdorë kursimet e klientëve të tij që kishin depozituar të holla. Me hulumtime është konstatuar se ai na llogaritë e devizve ka nxjerrë 150.000 euro gjegjësisht më shumë se 18 milionë dinarë.

Ai klientat e tij i ka mashtruar duke i thënë se të hollat i kanë edhe më tej në llogari, ndërsa ka falsifikuar dokumentat kur klientat kanë ardhë të nxjerrin të holla.

Rubrika “ Pasqyra javore “ mbështetet nga Ministria për Kulturë dhe Media e Republikës së Serbisë. Shkrimet e botuara në këtë rubrikë nuk paraqesin politikat e kësaj ministrie.

 14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

happy wheels