Home Pasqyra Javore Pasqyra javore

Pasqyra javore

154
0
SHARE

Edhe java  që e lam pas në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës është karakterizuar me ngjarje të shumta të karakterit politik, social, kulturor, ekonomik dhe sportiv.

 14389768_1272118072808115_1987820917_n-1-3

Kapen trafikantet Preshevar, ne kerkim shoferi M.N nga Passati i vdekjes

Policia e Nishit në bashkëpunim me prokurorinë themelore në Aleksincë ka arrestuar N.F dhe J.B nga Presheva për shkak të dyshimit se kanë marrë pjesë në trafikimin e një grupi migrantësh që me 29 nëntor në ora 3:40 kanë shkaktuar aksident të rëndë tek fshati Drazhevc, transmeton presheva.com.

Në këtë aksident kanë humbur jetën 3 persona ndërsa 10 të tjerë janë lënduar.

Eshtë identifikuar shoferi që ka vozitë “Passatin e vdekjes” ku kanë qenë 15 migrantë i cili kas aksidentit ka lënë veturën dhe ka ikë.

Jo zyrtarisht mësohet se M.N nga Presheva ka qenë shoferi dhe intenzivisht po kërkohet.

Ai rëndohet pë katër vepra penale: vepër e rëndë kundër sigurisë në trafik publik, mos ofrim të ndihmës të personave të lënduar në aksident, falsifikim të dokumentave dhe kalim ilegal të kufirit shtetërorë.

Vetura Passat që shkaktoi aksidentin

Të arrestuarit N.F dhe J.B që dyshohen se kanë kaluar ilegalisht kufirin shtetërorë dhe kanë trafikuar njerëz iu është caktuar 30 dhjetor mbajtje në orët e vona pas dëgjimit nga prokurori në Aleksincë ku lëndën e ka marrë prokuroria lartë në Nish.

Siç mëson presheva.com, bëhet fjalë për njërin nga ta si shofer siç quhen “Pastrues” i cili me veturë ec përpara veturës që transporton emigrantë që të paralajmërojë nëse ka patrullime të policisë.

“Gjykatësi N.F i ka caktuar 30 ditë paraburgim që mos të ndikoj tek dëshmitarët ndërsa J.B përvec kësaj arsye, mund edhe ta përsëris prap këtë vepër penale për të cilën akuzohet.

Ka më shumë se 3 trafikant?

Siç raportohet, nuk largohet mundësua që nuk janë vetëm 3 persona që kanë marrë pjesë në këtë trafikim, por bëhet fjalë për grup shumë antarëshe.

Aksidenti ka ndodhë në autostradën Nish – Beograd tek fshati Drazhevc kur vetura me migrantë me shpejtësi të madhe ka goditur bankinën. Dy migrantë humbën jetën në vend ndërsa një fëmijë (15) vdiq në spital.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1-3

Diaspora shqiptare festoi për herë të parë në Bujanoc

15727237_1782205988695334_2673698323440786616_n

Diaspora shqiptare e komunës së Bujanocit mori pjesë në programin festiv të organizuar nga shtëpia e kulturës në bashkëpunim me Shoqëritë Kulturore Artistike “ Zëri i Luginës “ dhe “Shqiponjat”.

Bashkatdhetarët përjetuan momente gëzimi nga vallet, këngët  e prezantuara nga solist vendor dhe të ardhur nga diaspora ku edhe vallëzuan brenda sallës që shihen në videt e mëposhtme.

Para publikut është paraqitur me dy këngë edhe  Bardhyl Ahmeti shqiptarë i komunës së Bujanocit që jeton dhe vepron ën diasporë, Fatmir Fejzullahu këngëtar dhe orkestra nga Kosova.

Për pjesëmarrësit ishte përgatitur edhe një koktej me ushqime tradicionale dhe kjo ishte hera e parë e një organizimi të tillë institucional për diasporën shqiptare.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1-3

Hapet zyra për diasporën në kuadër të komunës së Bujanocit

Hapet zyra për diasporën në kuadër të komunës së Bujanocit

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi bashkarisht me disa përfaqësues të diasporës që ndodhen në vendlindjen e tyre për rastin e festive të fundvitit, kanë hapur zyrën për Diasporën në mënyrë që të letohet shumë procedura dokumentesh për shqiptarët e Luginës që jetojnë në shtetet e Evropës. Zyrë kjo që është në objektin e komunës së Bujanocit.

Fillimisht Kamberi ka zhvlluar një diskutim me diasporen në kabinetin e tij dhe i ka informuar për projektet që janë duke u zhvilluar në komunën e Bujanocit.

Kamberi ka potencuar se resuri kryesor për shqiptarët në komunë e Bujanocit janë miërgimtarët që jetojnë në Zvicër, Gjermani, Francë dhe vendet e tjera.

Kamberi duke shpjeguar gjendejn aktuale dhe poziten e volitshme në Luginë të Preshevës, ka bërë apel tek shqiptarët e Luginës që jetojnë në diaspor që të mobilizohen në mënyra të ndryshme për të parë mundesin e investimeve në komunën e Bujanocit.

Në kuadër të zyrës në Bujanoc për diasporën, mirgimtarët e Bujanocit mund të i drejtohen me kërkesa të ndryshme sidomos për nxjerrjen e dokumntacioneve si përshembull, certifikatë të lindjes dhe nënshtetësin. Kjo i lehtëson shqiptarëve që mos të humbasin kohë nëpër zyra kur të vin gjatë pushimeve si verës ashtu dhe dimrit.

Permës një sajti që do të hapet në këtë zyrë ata mund të aplikojnë për dokumente të ndryshme në vendin tonë.

2Kamberi ka kërkuar nga diaspora që të shohin edhe mundësin e binjakzimeve mes komunës së Bujanocit dhe qyteteve të ndryshme në Zvicër dhe vende të tjera.

Kamberi diasporën e sheh një investitor potencial për blerejn e fabrikave të ndryshme dhe ka ofruar gjithe potencialin e tij bashke me stafin t’i ofron ndihmë në shumë aspekte.

Përfaqësuesit nga diaspora e kanë përshendetur një ide të tillë dhe janë zotuar se në këtë mënyrë mund të bëjnë që shqiptarët e komunës së Bujanocit mos të shpërngulen nga vendet e tyre ashtu siç janë shpërngulur shqiptarët e Medvegjës.

Ahmet Begtashi nga Fondi Humanitar për ndërtimin e 100 shtepive në Luginë të Preshevës, ka falimenderuar Kamberin për pritjen dhe ka thënë se në Fond kanë ardhur 250 kërkesa për ndërtimin e shtëpive ndërsa Fondi deri tani ka ndërtuar 55 shtëpi, 6 prej tyre në Medvegjë.

Edhe Agron Rahimi nga fshati Turi prej vitesh në Zvicër, foli gjatë këtij takimi dhe potencoi se kjo është një realizim I një premtimi nga ana e kryetarit Kamberi për hapjen e zyrës për diasporën.

“Ne tanimë kemi se ku do të drejtohemi, kemi një zyrë dhe kemi një email që do të na lehtoj procedurën e dokumenteve. Duhet të vazhdojmë me një etap tjetër. I bëjë apel edhe bashkëvendasëve të mi që jetojnë në diaspor që të fillojmë dhe të bëjmë një gjë në këtë ide, në të mirë të zhvillimit të vendit tonë”, ka potencuar Rahimi.

i pranishëm në këtë takim ishte dhe deputeti I vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani.

 14389768_1272118072808115_1987820917_n-1-3

Preshevë: Në Miratoc pastrohen deponitë ilegale, së shpejti në sistem pastrimi /foto/

Ndërmarrja publike Moravica vazhdon aksionin për pastrimit të deponive ilegale nëpër fshatra.

Pas pastrimit te deponisë ilegale në fshatin Rahovicë vazhdon pastrimi i njërës nga deponit në fshatin Miratoc, sepse në këtë fshat ka disa deponi ilegale.

fb_img_1482874975503

“Ne dëshirojmë që ti sigurojmë fshatarët e fshatit Miratoc se së shpejti do të inkuadrohen në sistemin e grumbullimit të mbeturinave në N. P. Moravica. Gjithashtu shfrytëzojm nga ky rast për ti bërë edhe një her thirrje qytetarëve tanë që të gjithë së bashku ta ruajm ambientin duke mos i hedhur mbeturinat vend e pa vend” ka thënë drejtori i kësaj ndërmarrje Gazmend Aliu.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1-3

 Fëmijet me nevoja të veçanta i gëzohen festave të fundvitit

Me rastin e fundvitit ne organizaten e personave me nevoja te vecanta iu jane dhuruar shume dhurata dhe ata jane vizituar nga personalitete dhe drejtues te institucione te ndryshme.

Nepermjet portalit presheva.com, drejtuesit e kesaj organizate iu janë drejtuar të gjithë atyre që kanë kontribuar gjatë tërë vitit për mbështetjen e tyre.

“Gjatë këtyre ditëve shoqata jonë realizoj me sukses projektin për shperndarjen e dhuratave. Nga aktivistët dhe vullnetarët tanë u shperndan rreth 100  dhurata. Gjithashtu gjate aktivitetit patëm vizita nga drejtues te institucioneve publike komunale ku dhe shfrytëzojmë rastin t’i faleminderojm për mbështetjen dhe bashkëpunimin. Po ashtu i faleminderojm të gjithë qytetarët e komunës tonë si dhe mergimtarët për mbështetjen e tyre per shoqaten tonë përkrahje kjo pa të cilën do ta kishim të vështirë funksionimin.” thonë nga kjo organizatë. /presheva.com/

 

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1-3

Kreu i PDIU takim me përfaqësues nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja

Kreu i PDIU takim me përfaqësues nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet z.Shpëtim Idrizi, deputetja e PDIU-së znj.Mesila Doda si edhe Kryetari i Shoqatës “Çamëria” kanë zhvilluar një takim me përfaqësues nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Në këtë takim ishin të pranishëm Riza Halimi ish deputet shqiptar në Parlamentin Serb, Shaip Kamberi, kryetar i Komunës Bujanoc dhe Xhelal Mehmeti zv.kryetar i Komunës Preshevë.
Z.Idrizi u shpreh se është detyrë funksionale e Shqipërisë që të kujdeset për të gjithë shqiptarët, të cilët janë jashtë atdheut. “Ne nuk e shohim këtë si folklorizëm apo ndryshim kufijsh, por është një proces për të cilin duhet të fillojmë të punojmë. Duhet të bashkëpunojmë më shumë me shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve, në arsim, në ekonomi dhe shumë fusha të tjera. Edhe në Kushtetutën e Shqipërisë parashikohet qartë që të punohet për bashkimin e shqiptarëve”, u shpreh Kryetari i PDIU-së.
Gjithashtu z.Idrizi vuri theksin tek rritja e trysnisë në mënyrë që shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të kenë më shumë të drejta në territorin ku jetojnë.
“Ne nuk duam që historia të përsëritet për shqiptarët, ashtu siç ndodhi me shqiptarët e Çamërisë. Pra, pamundësia për të jetuar aty, t’i detyrojnë për ta braktisur atë vend.
Përfaqësuesit nga Presheva, Bujanocit dhe Medvegjës kërkuan mbështetjen e deputetëve të PDIU-së, për projektin e autostradës që është realizuar nga Durrësi deri në Prishtinë dhe do të vijojë deri në Serbi. Ata kërkuan që kjo rrugë të përshkruajë territorin e Medvegjës.
Kreu i PDIU-së z.Idrizi dhe deputetja Mesila Doda theksuan se do të mbështesin këtë projekt, i cili u shërben të gjithë shqiptarëve.

Rubrika “ Pasqyra javore “ mbështetet nga Ministria për Kulturë dhe Media e Republikës së Serbisë. Shkrimet e botuara në këtë rubrikë nuk paraqesin politikat e kësaj ministrie.

 14389768_1272118072808115_1987820917_n-1