Home Pasqyra Javore Pasqyra javore

Pasqyra javore

53
0
SHARE

Edhe java  që e lam pas në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës është karakterizuar me ngjarje të shumta të karakterit politik, social, kulturor, ekonomik dhe sportiv.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1

Mustafa: Buxheti një përallë. Stop tregtisë së palejuar me mandate

 

Pas mbajtjes së Kuvendit të gjashtë zgjedhor, në mbledhjen e parë të Kryesisë së Partisë Demokratike Shqiptare, të mbajtur më datë 28 dhjetor 2016, është shqyrtuar dhe miratuar Raporti i Komisionit Zgjedhor të PDSH-së për zgjedhjet e anëtarëve të Kryesisë së Partisë nga ana e anëtarëve të Këshillit Qendror. Poashtu, në këtë mbledhje është bërë edhe zgjedhja e Nënkryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare si dhe Sekretarit.

Raporti i Komisionit Zgjedhor të PDSH-së për zgjedhjet për anëtarë të Kryesisë së Partisë nga ana e anëtarëve të Këshillit Qendror, është shqyrtuar dhe miratuar nga të gjithë anëtarët e Kryesisë pa asnjë vërejtje, duke u potencuar se zgjedhjet ishin të rregullta dhe demokratike. Më pas, anëtarët e Kryesisë diskutuan rreth zgjedhjes së Nënkryetarit dhe Sekretarit të përgjithshëm të PDSH-së, ku pas diskutimeve të shumta, për Nënkryetar të Partisë Demokratike Shqiptare u zgjodh Ilir Sadriu ndërsa për sekretar Zejnulla Dauti.

Kryetari i PDSH-së ka folë edhe për gjendjen brenda partisë së tij duke thënë se jemi munduar që këtë ngjarje të mos e bëjmë publike për opinionin, “meqenëse se sot ata kanë treguar shkallën e lartë të tyre, një sjellje shumë të ulët ndaj PDSH, duke konsideruar se ata janë frikacakët të cilët nuk guxuan të hyjnë në procesin zgjedhor, nuk guxuan të jenë pjesë e procesit brenda nëndegëve e mos të flasim për organe më të larta duke konsideruar se kjo situatë e krijuar do të zgjidhet.
Kryetari Mustafa ka ftuar ish antarët e kryesisë dhe këshilltarët e Kuvendit që ti kthehen aktiviteteve të partisë duke iu bindur kësaj kryesie që tashmë ka marrë besimin e mbi 1200 emrave në listë të kësaj partie.

Ai ka thënë se Kuvend i VI i PDSH është një test për të konfirmuar fuqinë e partisë.

Kryetari i PDSH buxhetin për vitin e ardhshëm e konsideroi se ky buxhet është një përallë fëmijësh.

“Eshtë bë një prezantim përallor i buxhetit të komunës për 1 miliardë e 200 milionë dinarë. Buxheti i komunës nuk është përallë, por është dokument shkencor dhe ligjor dhe të shtohet buxheti real që maksimalisht mund të arrihet për një vit 800 milionë dinarë edhe të rritet për 50% më shumë vlerë, kjo është më tepër se përallë. Dhe ti tregohet popullit përalla, popullit të mençur që e kemi në Preshevë, populli që di të vlersojë, populli që ka jetuar me shekuj këtu këtë përallë nuk e ka dëgjuar kjo ndodh vetën në komunën e Preshevës” ka thënë kryetari i PDSH-së.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1-3

Vitin e ardhshëm do të nisë ndërtimi i autostradës 47 kilometërshe Prishtinë – Gjilan – Konçul

autostrada_a21

 

Në ditën e fundit të këtij viti, kosovarët mund të shfrytëzojnë një pjesë të autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila pas shumë pritjesh do të lëshohet për qarkullim.

Në konferencën e fundvitit, ministri i infrastrukturës Lutfi Zharku ka bërë të ditur se nga 199 milionë euro sa e kishin buxhetin këtë vit, 148 milionë euro prej tyre kanë shkuar në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit.

Zharku ka garantuar se pavarësisht përpjekjeve, Serbia nuk do të marrë kontrollin e hapësirës ajrore të vendit, për të cilën teknikisht janë të përgatitur, por që duhet bindur NATO.
Vitin e ardhshëm Zharku ka thënë se do të nisë ndërtimi i autostradës 47-kilometërshe Prishtinë-Gjilan-Konçul, ashtu siç mund të pritet të nisë edhe ndërtimi i autostradës Ibrahim Rugova nga Besian në Merdare.

14389768_1272118072808115_1987820917_n-1-3

Sistemi ujit te pijshem ne Terrnave me sistem klorifikimi

 

Në vazhdën e shërbimit ndaj qytetarëve tanë nga dita e sodit N. P. Moravica edhe në fshatin Tërrnavë ujin për pije në ujësjellsin e këtij fshati e bënë me sistem të klorifikimit.

Sipas drejtorit të ndërrmarrjes Moravica Gazmend Aliu, më në fund edhe fshatarët e këtij fshati do të konsumojnë ujë shumë më të pastert i cili do të jetë në suaza të standardeve të parapara.

Sipas tij, edhe fshati Tërrnavë së shpejti do tē përfshihet në sistemin e shërbimeve të ofruara nga N. P. Moravica.

ngjyrat-pastel-fondi-5

Diaspora shqiptare nga Zvicra shpërndan ngjyra-pastel për nxënësit në Bujanoc dhe Preshevë

Organizata Humanitare “Fondi i Letovicës”, me seli në Bern të Zvicrës ka shpërndarë ngjyra-pastel për shkollat fillore shqipe në komunat Bujanoc dhe Preshevë.

Seud Ahmeti, sekretar i kësaj organizate i shoqëruar me aktivistë tjerë në mënyrë të organizuar bëri shpërdarjen e ngjyrave në bashkëpunim me departamentin e arsimit komunal  dhe ka falënderuar të gjithë faktorët që ndihmuan në realizimin e këtij aktiviteti.

Ai tha se ky donacion është siguruar nga organizata diasporës dhe se është mirëpritur nga përfaqësuesit e shkollave dhe komunave përkatëse.

“ Ky donacion është një ndihmë simbolike për nxënësit shqiptar të cilët përveç kushteve infrastrukturore përballen edhe më mungesë të mjeteve të punës shkollore”, theksosi për Titulli.com Seud Ahmeti.

Ahmeti është shprehur se aktiviteti i tij me “Fondin e  Letovicës” do të vazhdojë edhe në të ardhmen me pajisje dhe donacione tjera që do të jenë në shërbim të nxënësve dhe qytetarëve të këtushëm.

Vlen të theksohet se organizata të ndryshme humanitare shqiptare nga Zvicra ndihmojnë me donacione të ndryshme në Luginë të Preshevës, një aktivitet i vlerësuar nga banorët lokal.

Rubrika “ Pasqyra javore “ mbështetet nga Ministria për Kulturë dhe Media e Republikës së Serbisë. Shkrimet e botuara në këtë rubrikë nuk paraqesin politikat e kësaj ministrie.

 14389768_1272118072808115_1987820917_n-1