Për herë të parë pas 85 vitesh në muzeun e Shën Sofisë në Stamboll janë kënduar ajete kuranore në kuadër të ceremonisë për hapjen e një ekspozite me punime të shquara të kaligrafisë.
Drejtoria e Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) me rastin e festimeve të javës së lindjes së Profetit Muhammed bashkoi artdashësit me ekspozitën “Ashk-ı Nebi Ayasofya”, ku u prezantuan vepra të ndryshme e të rralla nga arti i kaligrafisë.
Siç njofton televizioni turk “TRT”, në këtë ekspozitë morën pjesë Kryetari i Çështjeve Fetare në Turqi Mehmet Gormez, Nënsekretari i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit Ahmet Haluk Dursun, Prefekti i Stambollit, Vasip Shahin dhe shumë të ftuar të tjerë.
Hapja e programit nisi me leximin e Kur’anit nga imami ligjërues i xhamisë Ahmet Hamdi Akseki në Ankara, dhe kjo cilësohet se është hera e parë pas 85 vjetësh që lexohet Kur’an në pjesën e brendshme të muzeut të Shën Sofisë në Stamboll.
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=QkLvvjT0lHk ” width=”560″ height=”315″]