Home Aktuale Partia e Amir Ahmetit, koalicion me AKR-në

Partia e Amir Ahmetit, koalicion me AKR-në

99
0
SHARE

Koalicionet parazgjedhore nuk kanë përfunduar. Behgjet Pacolli ka vendosur që partia e tij, AKR-ja, në garën zgjedhore të 8 qershorit të hyjë bashkë me partinë e Amir Ahmetit “Nisma për Zhvillim dhe Drejtësi”.

Sipas burimeve të Telegrafit, partia “Nisma për Zhvillim dhe Drejtësi”, e drejtuar nga ish – deputeti i Partisë së Drejtësisë, Amir Ahmeti, do të bëjë koalicion parazgjedhor me Aleancën për Kosovë të Re.

Ndryshe, partitë politike i kanë dorëzuar listat me emra me kandidatët e tyre, për zgjedhjet nacionale të cilat do të mbahen me tetë qershor.