Home Aktuale Partia Demokratike nominon Nagip Arifin për kryetar të komunës së Bujanocit

Partia Demokratike nominon Nagip Arifin për kryetar të komunës së Bujanocit

233
0
SHARE

Partia Demokratike në mbledhjen e kryesisë e ka nominuar, Nagip Arifin për kryetar të komunës së Bujanocit për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 26 prill.

“Pas propozimeve të kandidatëve për kuvend komunal nga ana e nëndegëve të Partisë Demokratike, sot është mbajtur mbledhja e kryesisë ku u aprovua njëzëri lista e këshilltarëve të mundshëm komunal prej 41 kandidatëve dhe u aprovua unanimisht propozimi i kryesisë që kandidat për kryetar të komunës së Bujanocit të jetë Nagip Arifi”, thuhet në njoftimin PD-së./Lugina Press/