Home Aktuale Partia Demokratike formon degën e saj në Medvegjë

Partia Demokratike formon degën e saj në Medvegjë

177
0
SHARE

 Subjekti më i ri politik në Luginë të Preshevës, Partia Demokratike, tashmë ka filluar me formimin e degëve  të saja edhe në  komunat tjera të Luginës.

3

 Partia Demokratike sot ka shtrirë degën e saj në komunë të Medvegjës me çrast qytetarët shqiptarë të  kësaj komune  i  bënë një pritje të ngrohtë kryetarit të Partisë Demokratike Nagip Arifi dhe bashkëpunëtorëve të tij.

2

 Për kryetar  të degës së Partisë Demokratike  në Medvegjë  njëzërit u emrua   Bajram Mustafa  cili me këtë rast  tha se përveç se  një privilegjë kjo pozitë është  për te edhe një detyrë të cilën ka bart mbi vete.

Kryetari i sapozgjedhur i nëndegës së PD-së në Medvegjë  u zotua se do të bashkëpunojë ngushtë me popullatën e kësaj  komune , me qëllim që ti zgjidhin problemet me të cilat po përballen  qytetarët shqiptarë në Medvegjë.

Ndërkohë Partia Demokratike  pritet të shtrij degën e saj edhe në Komunë të Preshevës./Lugina Press/

 4

 

5

 

6