Home LAJME Paranojat e Mandelës shqiptar, për një grusht lekë

Paranojat e Mandelës shqiptar, për një grusht lekë

7
0
SHARE

Frika se do t’i humbë benificionet e ka shashtrisur ikonën e të burgosurve politikë shqiptarë në Ish Jugosllavi.

Sapo e ka ndier rrezikun që Hashim Thaçi ka mundësi të mos jetë më Kryeministër i Qeverisë, ka reaguar edhe Adem Demaçi.

Ai në një prononcim për media ka sulmuar LDK’në, AAK’në dhe Nisma’në, duke thënë se po bëjnë përpjekje vetëm për karrige.

Por ka harruar të tregojë se për çfarë synimesh po lufton Hashim Thaçi dhe PDK. Sido që të jetë, Express ka mësuar se përkundër këtyre fjalëve të Demaçit, as koalicioni i ardhshëm qeverisës nuk do t’i ndalë benificionet dhe luksin e ish të burgosurit kryesor politik ne ish-Jugosllavi.