Home LAJME “Paqja studentore” : Në zgjedhje bënë hile edhe dekanë e profesorë

“Paqja studentore” : Në zgjedhje bënë hile edhe dekanë e profesorë

167
0
SHARE

Organizata “Paqja Studentore” thotë se ka përcjellë me vëmendje të plotë procesin e zgjedhjeve studentore dhe se gjatë këtij procesi ka evidentuar shumë parregullsi.

“Ne shprehim shqetësimin tonë për tendencën e manipulimit nga disa organizata studentore, disa punëtorë të administratës, profesorë e madje edhe nga disa dekanë të fakulteteve, të cilët e kanë dëmtuar rëndë procesin e sotëm zgjedhor”, thuhet në një reagim të kësaj organizate, teksa thuhet se parregullsi ka pasur edhe nga ana e disa studentëve, të cilët kanë tentuar për votime të dyfishta si dhe kanë nxjerrë fletëvotime jashtë qendrave.
“Paqja..” thotë se këto parregullsi janë të evidentuara, por shumë shpejt do të dalin me deklarata dhe sqarime më të hollësishme për to. /Indeksonline/