Home Aktuale Panairi Ndërkombetar i Tiranës 2017, 23 – 26

Panairi Ndërkombetar i Tiranës 2017, 23 – 26

80
0
SHARE

Për Bizneset dhe Veprimtarit e ndryshme Private nga Lugina e Preshevës.

– Me fillim nga dita e nesërme, e enjte 23 Nëntor deri në ditën e Diel 26 Nëntor në Tiranë do të mbahet Panairi Ndërkombëtarë me mbi 1000 pjesëmarës nga më shumë se 20 vende të ndryshme të botës ku do ti ekspozojnë Produktet e veta të përziera jo ushqimore.

– Në Panairin e Tiranës Stendat për ekspozim të Produkteve jo ushqimore i kanë rezervuar edhe mbi 30 prodhues nga Serbia.

– Poashtu gjatë Panairit Ndërkombëtarë të Tiranës, ditën e Shtunë 25 Nëntor do të mbahet edhe Kuvendi i parë zgjedhorë i Organeve udhëheqëse të Odës Ekonomike të përbashkët Shqipëri-Serbi me Seli në Tiranë dhe Ekspoziturën në Beograd.

– Nëse keni mundësi vizitone, njoftohuni me trendet e reja të Biznesit dhe prodhimeve !

 

Vendi: Pallati i Kongreseve, Tiranë
Organizator: Klik Ekspo Group

Në datat 23 – 26 Nëntor 2017 zhvillohet edicioni i 24-t i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, në Pallatin e Kongreseve. Panairi i 23-të Ndërkombëtar i Tiranës, solli sipërmarrës, profesionistë dhe tregëtarë nga mbi 20 vende të ndryshme të botës si: Shqipëria, Italia, Greqia, Sllovenia, Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Austria, SHBA, Hungaria, Republika Popullore e Kinës, Kosova, Serbia, Polonia, Qiproja, Turqia, Malta etj.

Aty morrën pjesë rreth 20,000 vizitorë nga të cilët 40% ishin operatorë ekonomikë, të cilët morën pjesë në takimet e biznesit të mundësuar nga formulat specifike të misioneve tregtare të integruara në strukturën e panairit dhe axhendat e mirë organizuara. Sipas shifrave, Panairi Ndërkombëtar i Tiranës dëshmon të jetë një port i sigurt dhe i besueshëm për sipërmarrësit ndërkombëtarë që synojnë tregun shqiptar dhe atë të Ballkanit Perëndimor, ndërsa për sipërmarrësit lokalë bëhet rruga e kërkimit për mundësi më të favorshme për t’u internacionalizuar pa ndonjë kosto shtesë.