Home OPIONIONE Pak më shum vizion

Pak më shum vizion

866
0
SHARE

Mevlude Abdullahi
Ditë për ditë kaloj në qytetin tim, në Bujanoc. Nuk shoh ndonjë gjë pozitive, që mund të ceket. Më bien në sy ca gazetarë dhe kameramanë nga mediet serbe. Një gazetare që vrapon andej këndej sa për ta marrë ndonjë informacion pas procesit zgjedhor që ishte në tërë Serbinë. Ishin njerëzit nëpër rrugë, por në fytyrat e tyre shihja zymtësinë. Athua i kanë humbur shpresat. Në një anë të qendrës ndërtohen blloqe ku i jepej këtij qyteti një pamje më e bukur. Athua më e bukur?! Parku në ndërtim e sipër, mendoj se do të duket pak më i bukur sesa me ato kalldrëm të shekullit 18. Por ama ajo ishte një ndërtim i historisë qe nuk e kishte pronën aty kur shikohet nga lartësia, por shenjat e pronarit të gabuar kishte mundësi të eliminoheshin, dhe jo të largohej i tërë ndërtimi. Do të thosha, punë pa punë. Megjithatë, mendoj se rinia do të jete e kënaqur me ndërtimin modern të një parku në qendër te qytetit. Blloqet e vjetra të ndërtesave të pa rinovuar me kohë është edhe një imazh që ia prish hijeshinë qytetit. Ato duken të lëna shkret, dhe nga muret gypat e ndryshkura të kanalizimit. Ky qytet nuk i ngjan aspak një qyteti të shekullit XXI. Fatkeqësisht realiteti është ky. Blloku, që i thonë në rajonin tonë “soliter” aty ku ndodhet edhe Shtëpia e Kulturës, jep një pamje simpatike, por pak sa qëndron në historinë e vjetër, dhe me emër të vjetër, e që është emëruar “Vuk Kradxhiq” nga ish Jugosllavia. Duhet të ndërrohet edhe kjo, se është koha për diçka më pozitive. Disa furra rrugës kur kalon era e gatimeve e këndshme që te shtyn të hysh në ato furra dhe të kënaqesh me recetat e tyre të gatimit. Stacioni i autobusëve duket si në filmat amerikan, ku vetëm kaubojt mungojnë. Shitësi i biletave sikur të kishte një bri në kokë, ashtu duket me një gungë të madhe në anën e pasme të kokës. I mban pak sa flokët e gjata për ta mbuluar atë, por me kohë, flokët i rrallohen dhe gunga duket qartë. Afër stacionit ka disa qoshqe, e ca qebaptore, të pa rinovuara me vite, i prishin imazhin stacionit të autobusëve. Në periferi të qytetit ka restorante, ku pak sa mund të thuhet modeste, por ama, kishte qenë mirë që në qendër të qytetit i mungon një i tillë. Një liqe i ngelur pa ndonjë ndërtim do të ishte vërtet një mrekulli i qytetit tim, pa lënë anash as këndin e peshkatarëve tanë. Kështu duke u larguar nga qyteti, para sysh kam fshatin tim malor. Aty mund të bëhet një mrekulli, e do të shndërrohej në vend turistik, sidomos dimrit, meqë është vend i përshtatshëm për skijime. Po edhe shumë e shumë vende brenda qytetit po u rregulluan do të jepnin një pamje mahnitëse dhe do të bëhej me pamje përrallore. Të shikohet pak me më vizion!

Autorja është poete nga komuna e Bujanocit