Home Aktuale Pajaziti, uron emrimin e dr.Burhan Halilit në krye të PVD-së në Bujanoc

Pajaziti, uron emrimin e dr.Burhan Halilit në krye të PVD-së në Bujanoc

168
0
SHARE

Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, të hënën ka mbajtur Kuvendin zgjedhor, në të cilin janë zgjedhur strukturat e reja të PVD-së për komunën e Bujnaocit.

Me shumicë votash, kryetar i degës është zgjedhur dr.Burhan Halili, ndërsa postin e sekretarit do ta mbajë Ismail Pajaziti. Ndërsa katër nënkryetarët e degës do të jenë; Xhemila Hasani, Lemane Mustafa, Selami Mustafa dhe Galip Beqiri.

I pari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti e ka përshëndetur këtë proces duke shpresuar se, ardhja në krye të PVD-së në Bujanoc e dr.Burhan Halilit do të sjellë një frymë të re ndërpartiake. Pajaziti në postimin e tij në rrjetin social ka shkruar:

“Përshëndes Kuvendin Zgjedhor të Degës së PVD-së në Bujanoc dhe zgjedhjen e Burhan Halilit për kryetar të saj. Specifikat e Bujanocit nuk lënë hapsirë tjetër manovruese përbrenda spektrit politik shqiptarë përveç bashkëpunimit.

Shpresojmë se z.Halili do të sjell një frymë të re në raportet tona ndërpartiake, gjë që ka munguar deri më tash tek subjekti të cilin ai do ta drejtojë.

APN e sheh si të domosdoshëm unifikimin e faktorit politik shqiptarë marrë parasysh sfidat të cilat na presin. Urime doktor dhe ju priftë e mbara!” ka shkruar Pajaziti.