Home Aktuale Pajaziti: Suspendimi i policëve shqiptarë është diskriminim me baza etnike

Pajaziti: Suspendimi i policëve shqiptarë është diskriminim me baza etnike

204
0
SHARE

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti,ka reaguar ndaj suspendimit nga puna të 4 policëve shqiptarë.

Pajaziti është shrehur se largimi i kuadrove shqiptare nga policia ka bazën në përkatësinë e tyre etnike.

Lideri i Alternativës në Bujanoc ka shtruar pyetjen se pse nuk po suspendohen policët dhe eprorët e tyre në brendi të Serbisë para syve të të cilëve po organizohen protesta, vorrime të klerikëve fetar, ahengje, etj.

Në fund, Pajaziti i ka bërë thirrje edhe subjekteve tjera për bashkërendim në mënyrë që t’i dilet në mbrojtje policëve shqiptarë.

Reagimi i plotë i Arbër Pajazitit:

Suspendimi i 4 policëve shqiptarë nga puna nuk është aspak çështje penale e as diciplinore, por është thjesht një diskriminim me baza etnike.

Preteksti i “lëshimeve” në një ndeshje futbolli është vetëm një emërtim për të zvogëluar kuadrot shqiptare në polici, proces ky i nisur para shumë viteve.
Shtrohet pyetja se, sa e sa policë të nacionaliteteve tjera kanë procedura penale dhe diciplinore dhe se a janë suspenduar a jo?
A ështa suspenduar dikush nga policia apo eprorët e tyre nga grumbullimet nëpër qytetet në brendi të Serbisë?

Tubime, protesta, vorrime të klerikëve fetarë, mbrëmje argëtuese e ahengje nëpër lokalet dhe banesat e Beogradit e Novi Sadit….
Çka ka ndodhë me policët e këtyre qyteteve dhe rajoneve të Serbisë?
Por jo, ata nuk i kanë emrat sikur që i kemi ne, ata janë të paprekshëm.

Numri i policëve shqiptarë nga themelimi i policisë multietnike është zvogëluar pa masë dhe aspak nuk i përgjigjet strukturës etnike të popullsisë.
Suspendimet e fundit janë pjesë e një fushate të egër kundër çdo gjëje që është shqiptare, ngjashëm sikur shlyerja nga evidenca civile e qytetarëve tanë.

Ftoj përfaqësuesit e subjekteve tjera politike shqiptare, shoqërinë civile, etj, që bashkërisht ti dalmi në mbrojtje kuadrove tona dhe njëherë e përgjithmonë ti themi STOP padrejtësive që po na bëhen dhe nuk kanë të ndalur.