Home Aktuale Pajaziti përkujton 10 vjetorin nga protesta”BOLL MO”

Pajaziti përkujton 10 vjetorin nga protesta”BOLL MO”

221
0
SHARE

Kryetari i APN-së në Bujanoc ka kujtuar 10 vjetorin e protestës në Bujanoc me moton “BOLL MO”.

Pajaziti shkruan se edhe sot  pas 10 viteve gjendja e shqiptarëve është edhe më e rëndë.

 

Më poshtë potstimi i tij i plotë:

 

10 vite më parë me moton “BOLL MO”, protestuam kundër diskriminimit që shteti Serb e bënte ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës. ë

Sot, pas 10 viteve gjendja e shqiptarëve është edhe më e rëndë, tekstet në shkollat shqipe ende mungojnë, për shqiptarët nuk ka vend në institucionet shtetërore, mungesa e perspektivës për të rinjtë dhe pasivizimi i adresave, po e bëjnë të pashpresë këtë vend.

Politika lokale e dy dekadave të fundit vetëm se u pasurua në kurriz të qytetarëve të shkelur, herë herë ata i përdori për konsum ditor politik.

Po të protestoja sot, moton nuk do ta kisha ndryshuar, kërkesat do t’i kisha shtuar, foton e kisha lënë të njejtën, edhepse pas 10 viteve kam më pak bark, më shumë flokë të thinjura dhe më pak të drejta.