Home Aktuale Pajaziti: Koordinimi Shqipëri-Kosovë domosdoshmëri për të ndihmuar Luginën

Pajaziti: Koordinimi Shqipëri-Kosovë domosdoshmëri për të ndihmuar Luginën

76
0
SHARE

Kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti së bashku me zëvendës kryetarin e APN-së Armend Aliun, janë pritur  në Tiranë nga lideri i opozitës së Shqipërisë, Lulzim Basha.

 

Bashkë me zëvendës kryetarin e APN-së z. Armend Aliun, jemi pritur sot në Tiranë nga lideri i opozitës së Shqipërisë, z. Lulzim Basha.
Njoftuam kryetarin e PD-së me gjendjen e shqiptarëve në Luginë dhe pozitën e tyre në këtë rajon.
Fokus i veçant gjatë takimit i’u kushtua mundësisë së koordinimit Shqipëri-Kosovë me qëllim të ndihmës në rrafshin politik, ekonomik, social dhe zhvillimor për Luginën e Preshevës.
Poashtu, prekëm edhe temën e zgjedhjeve të ardhshme lokale në Bujanoc dhe të atyre parlamentare.
Numri një i PD-së pershëndeti unifikimin e spektrit politik në një Listë të përbashkët zgjedhore duke e konsideruar si mundësi të mirë për perfaqësimin e shqiptarëve në nivele qëndrore, e përmes tyre edhe në ato ndërkombëtare.
Kryetari Basha përshëndeti edhe qasjen progresive të APN-së në rrafshin e politikëbërjes si një shembull të demokracisë së moderuar evropiane.
Takimi i sotëm u konsiderua si një uvertyrë e shumë të tjerëve të cilët do të pasojnë, ndërsa ne e ftuam z. Bashën që në një të ardhme të afërt të vizitoj Luginën ka shkruar në facebook Arbër Pajaziti.