Home Aktuale Pajaziti: Hallalli dhe harami janë në sipërfaqe

Pajaziti: Hallalli dhe harami janë në sipërfaqe

154
0
SHARE

Kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti i është përgjigjur kryetarit të PD-së Nagip Arifi lidhur me deklaratën e tij që kishte bërë në seancën e fundit të KK të Bujanocit  se haram e kanë mandatin dy anëtarët e KKSH-së që janë deleguar me votat e PD-së duke aluduar në Arbër Pajazitin dhe Edmond Isufin.

Në vazhdim ju sjellim reagimin ekKryetarit të  APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti:

Hallalli dhe harami janë në sipërfaqe.

Gjithashtu edhe vlera dhe anti-vlera.
Zgjedh e merr….
Kjo thënje nuk besoj që gjindet në Kur’an, Bibël apo Kanun….thjesh më erdhi ashtu ta them.
Nëse ne nuk e paskemi hallall pozitën e këshillëtarit në KNSH ( sa për informacion, une kam qenë bartës i listës me numër një), at’herë me cka i bën hallall ti pozitat që ti pat dhënë ish partia yte dhe kryetari yt Riza Halimi?!!!
Nga vitet e nëntëdhjeta këshilltar komunal.
Gjashtë vite kryetar komune- këtë hajde pe llogarisim hallall.
Katër vite zëvendës kryetar komune- edhe këtë po e llogarisim hallall.
Ama pesë këshilltarët që i mbledhe nga partitë atëhere në pushtet PVD-LPD, sipas cilit libër të lartëpërmendur menod se i ke hallall?
Sipas të gjitha gjasava harami po dilka dika, nëse unë e kam haram, hiç mos ke dert edhe unë një ditë do të jap llogari, të paktën une mbaj përgjegjësi për veprimet e mia.
NDRYSHIMI KA FILLUAR DHE AI NUK NDALET.
A.P