Home Aktuale Pajaziti dhe Isufi premtojnë spektakël në derbi

Pajaziti dhe Isufi premtojnë spektakël në derbi

214
0
SHARE
Në derbin futbollistik i cili do të zhvillohet të dielën në mes Gjilanit e Dritës dy trajnerët Sedat Pajaziti i Gjilanit e Bekim Isufi i Dritës paralajmërojnë spektakël dhe fitore të skuadrave të tyre.
Në ballafaqimin e fundit pikërisht para 40 ditësh ‘bardh e kuqë’ e Gjilanit në cilësinë e mysafirit kishin mposhtur Dritën me rezultat 3-0.

Në derbin e 19 të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll skuadra e Gjilanit kërkon fitore për ta ruajtur renditjen në kreun e tabelës së klasifikimit.

“Është një festival i futbollit përpos fitores nuk vjen në shprehje tjetër rezultat, kemi skuadër më të mirë se rivali jonë këtë do ta dëshmojmë në fushën e blertë”, ka theksuar trajneri i Gjilanit Sedat Pajaziti.

Pajaziti bën të ditur se shkallët e stadiumit të dielën do të jenë të vogla për t`i pranuar tifozët e Gjilanit “Skifterat”.

“Do të jetë ambient madhështor futbollistik skuadra ime do të paraqitet me formacionin më të mirë që kemi ndërsa tifozët tanë ‘Skifterat’ në këtë derbi do të jenë kaptinë në vete do të jenë futbollisti i 12 i skuadrës sonë”, ka bërë me dije Pajaziti.

Në taborrin “bardh e kaltër” të Dritës si asnjë herë më parë janë të motivuar që nga ky takim të dalin të pa mposhtur një bindje të tillë e ka edhe trajneri i Dritës Bekim Isufi.
“Është një derbi i shumë pritur ne derbi nuk ka kalkulime do të kërkojmë më të mirën jemi të motivuar si asnjëherë më parë futbollistët e mi do të japin më të mirën në këtë derbi”.

Trajneri Bekim Isufi në fazën e dytë të edicionit të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll pret që skuadra e Dritës të paraqitet me rezultate të mira. “Brenda 5 ditësh kemi dy derbi së pari me Gjilanin e më pastaj me Feronikelin kemi dy takime të vështira, por pikërisht që nga derbi me Gjilanin do ta rikthejmë besimin në skuadër dhe do të dalim faqebardhë”.

Nga 18 ballafaqime në mes Gjilanit e Dritës skuadra e Dritës ka shënuar 7 fitore, kurse skuadra e Gjilanit ka shënuar 6 fitore kurse 5 takime kanë përfunduar me rezultat të barabartë.

Për çudi takimin do ta drejtojnë gjyqtarët: Genc Nuza, F.Berisha, B.Selimi, I.Kelmendi të cilët para 40 ditësh e kishin drejtuar derbin në të cilën triumfoi Gjilani me rezultat 3-0./rajonipress/