Home Aktuale OVL e UÇPMB-së në Preshevë shënoi 5 majin ditën e dëshmorëve...

OVL e UÇPMB-së në Preshevë shënoi 5 majin ditën e dëshmorëve të të gjitha trojeve shqiptare

159
0
SHARE

Dje në hollin e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë, Organizata e veteranëve të Luftës së UÇPMB së në Preshevë shënoi manifestim përkujtimor me ekspozitë fotografish kushtuar dëshmorëve të kombit të të gjitha kohërave. Ekspozita në fjalë ishte e pasur me fotografi të luftëtarëve të zonave të ndryshme shqiptare.

3

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Preshevë për nderë të 5 majit ditës së dëshmorëve dje e shënoi këtë datë me një ekspozitë fotografish të dëshmorëve të kombit të të gjitha kohërave. Manifestimi kushtuar dëshmorëve të kombit filloi me një minutë heshtje ku më pas kryetari i kësaj organizate Nazmi Hajredini paraqiti një historik të shkurtër të të luftëtarëve shqiptarë duke filluar nga Gjergj Kastriot SkënderbeU e deri në luftën e fundit. Ka vetëm një rrugë nëpër të cilën ecë historia e lirës ajo është rruga e gjakut të dëshmorëve të kombit të cilën në kthesën e madhe historike ishin të gatshëm të falin gjakun i cili nuk thahet kurrë për ardhjen e lirisë potencoi Hajredini.I pranishëm në këtë manifestim ishte edhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës Ramiz Latfi dhe veteran dhe familjarë të dëshmorëve. Falë gjakut të këtyre dëshmorëve të kombit të cilët ne me këto aktivitete po i mbajmë të gjallë edhe pas vdekjes së tyre është mundësuar jetësimi i rrugës drejt lirisë ka theksuar zoti Hajredini. Në fund për të gjithë të pranishmit u shtrua dhe një koktej rasti./Lugina Press/