Home Aktuale OVL e UÇPMB-së kërkon kthimin e Lapidarit të Dëshmorëve

OVL e UÇPMB-së kërkon kthimin e Lapidarit të Dëshmorëve

32
0
SHARE

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së   përmes një  komunikate njofton opinionin e gjerë dhe i bënë thirrje shoqërisë civile, subjekteve politike, njerëzve të vullnetit të mirë që të marrin përsipër përgjegjësitë morale, intelektuale dhe kombëtare për ta gjetur një zgjidhje përfundimtare të pranuar për të gjitha palët lidhur me kthimin dhe rivendosjen e Lapidarit të Dëshmorëve të UÇPMB-së.

ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS
UÇPMB-SË

KOMUNIKATË
-Jemi në prag të dyvjetorit të largimit të dhunshëm të Lapidarit të Dëshmorëve të UCPMB – së nga forcat e xhandarmërisë serbe më 20 janar të vitit 2013. Organizata e Veteranëve të Luftës së UCPMB – së me këtë rast përmes kësaj komunikate njofton opinionin publik dhe i bënë thirrje shoqërisë civile, subjekteve politike, njerëzve të vullnetit të mirë që të marrin përsipër përgjegjësit morale, intelektuale dhe kombëtare për ta gjetur një zgjidhje përfundimtare të pranuar për të gjitha palët lidhur me kthyerjen dhe rivendosjen e Lapidarit të Dëshmorëve të UCPMB – së.
Organizata e Veteranëve tëLuftës së UCPMB – së konsideron se largimi i dhunshëm i Lapidarit të Dëshmorëve nuk ëshë kapitull i mbyllur. Përkundrazi, ky akt ishte dëshmi e vazhdimësisë së diskriminimit të drejtave themelore të shqiptarëve të këtyre trojeve. Ishte njollosje e veprave heroike të atyre që dhanë jetën për lirinë dhe mirëqenien e këtij populli. Historia e Lapidarit të UCPMB – së ka ngjallë reagime mbarë kombëtare si në Prishtinë poashtu edhe në Tiranë, që jep të kuptohet se kujtimi për dëshmorët dhe kauzën e tyre është kujtim për tërë kombin e jo vetëm për shqiptarët e këtyre trojeve.
E drejta e jonë për të përkujtuar veprën e dëshmorëve është e pakontestueshme. Nëse autoritetet e Beogradit e ruajtën kompleksin për të rënit e tyre nga lufta e fundit në Dobrosin, si ka mundësi që neve mos të na lejohet së paku një lapidarë ta ndërtojmë në kujtim të veprës të tyre heroike.
Në Kosovë edhe sot e kësaj dite po ndërtohen monumente të personalitete nga e kaluara historike e popullit serb që mundë të jenë kontestuese për historiografinë shqiptare dhe popullin shqiptarë. Ndërsa këtu shkulen nga faqja e dheut lapidare që në kujtesën tonë reflektojnë porosi emblematike për gjeneratat e ardhme. Standardet duhet të nivelizohen njësoj për të gjithë sa do të dhimbshme dhe të papranueshme qofshin ato.
Lapidari i UCPMB – së është vendsour dhe promovuar në mënyrë solemne para Kuvendit Komnal. Janë mbajtur fjalime të liderëve politik dhe të tjerë. Është e papranueshme për neve që cështjet madhore kombëtare të instrumentalizohen për fushata elektorale dhe promovime partiake. Ne besojmë se angazhim i jonë i përbashkët për ta rivendosur lapidrian në vendine e merituar është një mundësi tjetër për ta rikthyer dinjitetin ton kombëtare të nëpërkëmbur dhe të përdhosur me rastin e largimit të dhunshëm të Lapidarit të Dëshmorëve të UCPMB –së.
Besojmë se kjo cështje e ndieshme do të mobilizoj të gjithë shqiptarët autokton në këto troje për ta përmirësuar këtë padrejtësi historike ndaj neve dhe gjithashtu, kërkojmë nga autoritetet e Beogradit që të reflektoj ndaj kërkesave legjtime të popullatës shqiptare në mesin e tyre edhe rikthimit të lapidarit të dëshmorëve në vendin e merituar.

17. 01. 2015 Kryesia e OVL UÇPMB – së
Preshevë Kryetari: Nazmi Hajredini