Home Aktuale OSBE dhe KKSH me ligjëratë mbështetëse për kursin e gjuhës serbe...

OSBE dhe KKSH me ligjëratë mbështetëse për kursin e gjuhës serbe në fakultetit ekonomik në Bujanoc

181
0
SHARE

 Kordinatori i zyrës së OSBE-së në Bujanoc Gjakomo Bosisio dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar ShqipËtar Shukri Ymeri kanë vizituar sot  studentët shqipëtar të cilët vijojnë  mësimet e gjuhës serbe në fakultetin Ekonomik të Suboticës.

Kordinatori i zyrës së OSBE-së Gjakomo Bosisio theksoi se OSBE gjithmonë ka besuar në dy gjuhësinë dhe multikulturarizmin në këtë fakultet dhe se ka tri vite që çdo semestër financon kursin e gjuhës serbe për studentët shqipëtar që tu ndihmoj në lehtësimin e studimeve të tyre.

Kryetari i këshillit Kombëtar Shqipëtar Shukri Ymeri para studentëve u shpreh se gjuha amëtare apo gjuha e nënës normalisht se është primare por  njohja e gjuhës serbe si dhe  sa më shumë gjuhëve  të huaja do t’iu ndihmoj juve që shumë mirë të përgatiteni për të ardhmen.

Sipas Ymerit këta studentë të cilët po mësojnë edhe gjuhën serbe në të ardhmen do të jenë më të pasur me njohuri dhe do të kenë edhe më shumë përparësi në punësim qoftë në institucione shtetërore apo firma private krahas atyre studentëve të cilët studijojn në fakultete tjera.

I pyetur se a po organizohet ky kur në munges të teksteve dhe ligjëratave në gjuhën shqipe Ymeri deklaroi se kjo është punë zgjedhjeje ngase me mbarim të shkollës së mesme studentët kanë mundësi të studijojn në Tiranë Prishtinë apo vende tjera në gjuhën shqipe mirëpo kjo është zgjedhja e tyre të studijojn këtu pa ndonjë trysni./Lugina Press-Spektri Info/