Home Aktuale Organizohet konferenca shkencore ndërkombëtare “Trashëgimia orientale islame në Ballkan”

Organizohet konferenca shkencore ndërkombëtare “Trashëgimia orientale islame në Ballkan”

61
0
SHARE

Fakulteti i Filologjisë i Universitetit ‘Hasan Prishtina’ në bashkëpunim me Institutin për shkencat humane ‘Ibni Sina’ organizon konferencën shkencore: “Trashëgimia orientale islame në Ballkan” me të cilën synon zbardhjen e kësaj trashëgimie të vlefshme shpirtërore e materiale.

Me anë të kësaj konference mëtohet të prezantohen dhe hulumtohen dimensionet dhe prurjet orientale-islame në rajon, me qëllim që të njohim sa më mirë e më saktë të kaluarën tonë. Konferenca, gjithashtu, ka për synim të mbledhë studiuesit, tashmë të dëshmuar në këtë fushë kërkimore, nga rajoni dhe më gjerë dhe t’u ofrojë mundësinë të shpalosin rezultatet e hulumtimeve të tyre shkencore në lidhje me trashëgiminë orientale-islame në rajonin e Ballkanit.

Konferenca do të jetë e hapur ndaj çdo punimi dhe hulumtimi shkencor që ka të bëjë me trashëgiminë orientale-islame në Ballkan.

Konferenca “Trashëgimia orientale islame në Ballkan” do të jetë e fokusuar në temat e poshtëshënuara:

• Prurjet orientale-islame në rajonin e Ballkanit
• Gjurmët e trashëgimisë orientale-islame në gjuhët dhe letërsitë e Ballkanit
• Objektet materiale të trashëgimisë orientale-islame (xhamitë, teqetë, medresetë, bibliotekat, kullat, urat, vakëfet)
• Dorëshkrimet me alfabet arab;
• Kontributet e dijetarëve dhe artistëve ballkanas në trashëgiminë orientale – islame
• Arti oriental-islam në rajonin e Ballkanit (artizanalet, kaligrafia, muzika)
• Trashëgimia filozofike – shpirtërore (studimet fetare, tesavufi, fjalët e urta, etj.)

Konferenca do të mbahet më datën 11 Qershor, 2015 në Prishtinë, Kosovë.

Gjuha e konferencës do të jetë shqip, bosnisht dhe anglisht.

Abstraktet nuk duhet të kenë më shumë se 250 fjalë.

Afati i fundit për dërgimin e abstrakteve: 10 Shkurt, 2015.
Afati i fundit për dërgimin e kumtesave: 31 Mars, 2015

Emaili kontaktues:
tra.or.is.ball@gmail.com

Këshilli Organizativ