Home Aktuale OJQ Vizioni ka filluar kursin profesional të rrobaqepsisë me gjeneratën e tretë

OJQ Vizioni ka filluar kursin profesional të rrobaqepsisë me gjeneratën e tretë

193
0
SHARE

Vizioni për zhvillim dhe kooperim ka filluar me aftësimin profesional në profilin e rrobaqepsisë me gjeneratën e tretë.

Pas publikimit të konkursit për rrobaqepsisë , ka pasur një numër te madhe te vajzave dhe grave që kanë aplikuar , nga gjithsej 37 sa kanë aplikuar ne i kemi perzgjedhur 10 persona.

Nga viti në vitë po shtohet edhe me shumë interesimi për të qenë pjesë në kursin e aftësimit profesional në rrobaqepsi.

OJQ Vizioni për zhvillim dhe kooperim sot po ia fillojm me aftësimin profesional të gjeneratës se tretë përmes Kursit profesional të rrobaqepsisë projekt i cili është finansuar nga TIKA.

Kursantet vijojne kursin 5 dite në javë, nga e hena – premte , të rregullta për çdo ditë për 6 muaj rreshtë.

Në program janë të përfshira teoria si dhe praktika.
Keto janë disa nga temat bazë të kursit:

  • Teknika të zhvillimit të prerjes industriale
  • Skicim figure.
  • Qepje e modelit.
  • Rregullim i difekteve
  • Modelim dhe prerje për bebe dhe femijë.
  • Modelim dhe qepje bluze.
  • Modelim dhe qepje fustani.
  • Modelim dhe qepje këmishe.
  • Modelim dhe qepje xhakete.
  • Modelim dhe qepje palltoje, etj.

Faleminderit Türk İşbirliği ve Koordinasyon Ajansı Başkanlığı – TİKA , Republikës së Turqisë që po ia mundësoni që vajzat dhe gratë në Preshevë të kenë profesionin e tyre.

Vizioni për zhvillim dhe kooperim
08.10.2020 , Preshevë