Home Aktuale Oda Shqiptare në Zvicër me Mbrëmje Folklorike e shënoi 8 vjetorin e...

Oda Shqiptare në Zvicër me Mbrëmje Folklorike e shënoi 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

160
0
SHARE

Grenchen, me 13 shkurt 2016

Një mbrëmje e madhe Folklorike për nderë të 8 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, u mbajt në Odën Shqiptare në Grenchen të Zvicrës.

Kjo mbrëmje u organizua nga Oda Shqiptare në Zvicër e drejtuar nga Visar Bytyçi dhe Televizioni i parë shqiptarë në Zvicër, RTV Syri Blue me drejtorin Musli Saiti.

Visar Bytyçi, organizator i mbrëmjes për RTV Syri Blue deklaroi se në këtë mbrëmje kanë marr pjesë mbi pesë grupe rapsodësh nga mërgimtarë nga qytete të ndryshme të Zvicrës.

“Tradicionalisht në festat e mëdha kombëtare shqiptare organizojmë mbrëmje Folklorike këtu në Odën Shqiptare në Grenchen. Krijohet atmosferë madhështore, ku u këndohet heronjve tanë”, tha për Visar Bytyçi.

Përveç mërgimtarëve në Zvicër, morën pjesë edhe mërgimtarë nga Gjermania të ardhur enkas për këtë mbrëmje.

RTV Syri Blue