Home Aktuale Obama thotë se veprimet ruse s’kanë të bëjnë vetëm me një shtet

Obama thotë se veprimet ruse s’kanë të bëjnë vetëm me një shtet

96
0
SHARE

Presidenti amerikan Barak Obama, gjatë visitës së tij në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, tha sot se veprimet e Rusisë në Ukrainë nuk kanë të bëjnë vetëm me një shtet.
Në një konferencë për media bashkë me presidentin e Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso, Obama vuri në dukje lidhjet e forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, duke thënë se ato lidhje janë edhe më të forta pas veprimeve të Rusisë në gadishullin e Krimesë.

Obama ka thënë se nëse dikush nga udhëheqësit rusë kanë menduar se Bota nuk do të kujdeset për veprimet e tyre në Ukrainë, atëherë ata kanë llogaritur gabimisht.

Nëse Rusia vazhdon rrugën e saj aktuale, Obama ka paralajmëruar se sanksionet do të rriten dhe do të ketë pasoja të mëtejme për ekonominë ruse.

Sipas presidentit amerikan, “Rusia tashmë qëndron vetëm”.