Home Aktuale Obama: Rusia do të përballet me sanksione të ashpra që do t’i...

Obama: Rusia do të përballet me sanksione të ashpra që do t’i kushtojnë shumë (Video)

161
0
SHARE

Presidenti amerikan Barack Obama, ka thënë se Rusia do të përballet me sanksione të ashpra të cilat do t’i kushtojnë shumë.

Obama i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të tërhiqet nga Ukraina dhe të mos e përshkallëzojë krizën më tej.

Komentet e tij, Obama i ka bërë në konferencën për Ukrainën, ku edhe e ka bërë publik qëndrimin zyrtar të Shteteve të Bashkuara për situatën në Ukrainë.

Obama është shprehur edhe kundër referendumit për ndarjen e Krimesë nga Ukraina. Obama ka urdhërurar një sërë sanksionesh të cilat do të prekin individë e korporata që destabilizojnë Ukrainën ose ata që përfshihen në krizën e Ukrainës.

LEAVE A REPLY