Home LAJME Nokia 1100, telefoni më i ri nga Nokia në Android

Nokia 1100, telefoni më i ri nga Nokia në Android

144
0
SHARE

Kompania finlandeze Nokia tashmë e ka jë pajisje mobile në Android, përkatësisht tabletin e saj Nokia N1, ndërsa tani duket se kompania e ka në përgatitje edhe një model të ri të telefonit të mençur të cilin gjithashtu do ta bazojë në sistemin operativ të Google, Android.

Bëhet fjalë për modelin e ri të Nokia-së në Android, Nokia 1100.

Nokia 1100 tashmë është paraqitur online për disa krahasime, të cilat e konfirmojnë se telefoni i ri do të bazohet në versionin e fundit të platformës mobile të Google, Android 5.0 Lollipop.

Telefoni do të mbështetet në procesorin 1.3GHz quad core MediaTek MT-6582, ekranin në cilësinë HD me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve.

Nokia 1100 do ta ofrojë kamerën kryesore me 8MP, ndërsa për kamerën tjetër të telefonit ende nuk ka hollësi.

Është interesante të shihet një telefon i ri nga Nokia në Android, sepse sipas marrëveshjes me Microsoft, Nokia nuk mund ta lëshojë një model të ri të telefonit deri në tremujorin e katërt të 2016.