Home LAJME Njohja e dy gjuhëve riforcon trurin dhe e mbron atë nga goditjet

Njohja e dy gjuhëve riforcon trurin dhe e mbron atë nga goditjet

113
0
SHARE

Një studim indian ka zbuluar se njohja e dy ose më shumë gjuhëve e bën trurin më të fortë dhe gati për të reaguar pas një goditjeje. Më së tepërmi ndikon stërvitja e tij.

Të flisni dy ose më shumë gjuhë, do të thotë të keni një tru më të fortë dhe gati për të reaguar pas një goditjeje. Këtë gjë e ka përcaktuar një studim indian, i cili ka demonstruar se njohja e dy ose më shumë gjuhëve të ndryshme e ndihmon trurin të riforcojë lidhjet sinaptike (u lejojnë qelizave të trurit të komunikojnë me njëra-tjetrën), duke i mbrojtur nga goditjet.

Studimi është kryer nga Suvarna Alladi në Institutin Kombëtar të Shëndetit Mendor dhe Neuroshkencës në Bangalore, ku kanë marrë pjesë rreth 600 pacientë në rikuperim pas një goditjeje në tru, ndërsa janë analizuar të gjitha performancat e tyre.

255 pacientë, të cilët janë ndjekur për më shumë se dy vjet, flisnin vetëm një gjuhë, kurse 353 të tjerë të paktën dy.

Rezultati? Dygjuhëshit rezultonin më të mbrojtur nga dëmi.

Pra, njohja e dy gjuhëve amtare duket se e bën trurin më aktiv në disa zona të tij. Lëvorja cerebrale zhvillon një numër të madh funksionesh nga kalimi i një gjuhe te tjetra.

Në fakt, te dygjuhëshit zgjedhja e fjalëve ndodh në bazë të kontekstit dhe truri është gjithmonë i stërvitur për të zhvilluar strategji dhe rrugë alternative. Kështu, stërvitja forcon sistemin nervor qendror dhe e “përgatit” ndaj një përgjigjeje më të gatshme në rastin e dëmeve.

Pra, dygjuhësia përgatit atë që mund ta përcaktojmë si “rezervë njohëse”: nëse aftësitë e një zone kërcënohen, për shembull për shkak të një goditjeje, truri përdor rezervat për të vazhduar me funksionet e tij.

I ashtuquajturi “avantazhi i dygjuhëshve”, jo pa qëllim, lidhet edhe me vonesën e fillimit të simptomave në rastin e sëmundjes Alzheimer.

Shkenca thotë se bilingualët janë më të mençur
A e dini se 56% e europianëve janë bilingualë? Ndër të tjera, sipas shumë studimeve, të qenët person që flet dy gjuhë ju bën më të mençur, shkruan Shqip. Truri juaj është më aktiv dhe aftësitë tuaja njohëse përmirësohen kur ju mësoni një gjuhë të re. Ja disa nga faktet që e dëshmojnë se personat që flasin dy gjuhë janë të mençur.

Bilingualët janë mendjemprehtë
Shkrimtari Samuel Beckett, dramaturgu i famshëm irlandez, i shkruante dramat e veta në frëngjisht e më pas i përkthente në anglisht. Ai kishte thënë se kjo i ka ndihmuar që të dalë nga vetja, duke kërkuar më shumë. Studiuesit e Universitetit të Çikagos kanë arritur në përfundimin se njerëzit që flasin më shumë se dy gjuhë, janë shumë mendjemprehtë.

Bilingualët kanë kujtesë më të mirë
Ellen Bialystok, një studiuese e York University në Toronto, thotë se bilingualët kanë avantazhe të caktuara sa u përket proceseve të të menduarit dhe janë shumë më të fokusuar.