Home LAJME Forumi Rinor i PD-së sot zgjedh kryesinë e re.

Forumi Rinor i PD-së sot zgjedh kryesinë e re.

170
0
SHARE

Forumi Rinor i PD-së sot zgjedh kryesinë e re Sot me fillim prej ora 19.00 në sallen e vogel të Shtëpise së Kultures në Bujanoc, Forumi Rinor i Partise Demokratike mban zgjedhjet për kryesi te re dhe zgjedhjen e ri te kryetarit të saj. Pas mbajtjes së zgjedhjeve nëpër nëndeget e forumeve rinore të PD-se, sot kuvendaret e këtij forumi zgjedhin kryesine e re, e cila më pas zgjedh edhe kryetarin e ri te ketij forumi që do të ketë mandat prej 4 viteve. Muaj me parë, kryetari i deritashem, Arber Pajaziti kishte ofruar doreheqjen e tij, me qellim qe t’iu jepet hapesire me e madhe edhe kuadrove të reja të cilat janë të afte dhe të gatshem për të dhëne kontributin e tyre kesaj partie, por edhe gjithe shoqërise në komune të Bujanocit. Forumi Rinor i Partisë Demokratike per herë te parë është formuar ne nëntor te vitit 2011, në kohen kur themeloshin edhe organet tjera të partise. Ky forum luajti rol te rëndesishem në fitoren e PD-se në zgjedhjet e Majit te 2012. Vlen te theksohet se Forumi Rinor i PD-se eshte forumi me i madh politik rinor në komune të Bujanocit qe mbledh tërinj nga të gjitha vendbanimet shqiptare në këtë komunë.