Forumi Rinor Islam në Preshevë njofton qytetarët e Luginës së Preshevës se kjo organizatë rinore në bashkëpunim me një organizatë turke në mënyrë vullnetare do të ofrojnë falas shërbimet e tyre për kryerje të synetive për fëmijët e Luginës së Preshevës.

Forumi Rinor Islam në Preshevë i fton të gjithë prindërit dhe familjarët që të rezervojnë terminët për fëmijët e tyre.

Regjistrimi bëhet nga sot 22 maj deri më datë 10 Qershor, në objektin e Forumit Rinor Islam në Preshevë.

Për informata më të hollësishme lajmërohuni në këta numra të Tel: 063 85 81 412, 069 033 22 03.