Home LAJME Njeriu që e barti zemrën e tij në çantë për 555 ditë...

Njeriu që e barti zemrën e tij në çantë për 555 ditë (VIDEO)

148
0
SHARE

Për shkak të problemeve shëndetësore, mjekët Stan Larkin kah fundi i vitit 2014 i zëvendësuan zemrën me një zemër artificiale- pajisje të cilën në çantë e barti 18 muaj derisa përfundimisht nuk iu krye transplantimi.

Para nëntë vjetësh, atë kohë 25-vjeçari Larkin, i cili ishte në përfundim të vitit në Universitetin e Miçigenit, krejt befasisht u rrëzua në terrenin e basketbollit.

Shpejt tek ai u zbulua se vuante nga kardiomiopatia familjare, gjendje gjenetike nga e cila ndalohet rrjedhja efikase e gjakut.

Kah fundi i vitit 2014, Larkin është dashur të heqë zemrën dhe ta zëvendësojë me një tjetër artificiale. Derisa ka pritur të ndodhë kjo, ishte pothuajse befasuese.

Mjekët zbuluan se Larkin po i shkonte mirë me zemrën artificiale, aq shumë sa mund ta lëshonte spitalin dhe të jetojë pa zemër në trupin e vet.

“Isha i shokuar kur mjekët më thanë se mund të jetoj pa zemër në trup dhe se makina do të jetë zemra ime. Vetëm mendoni për këtë-makina”, ka thënë Larkin për CNN.

Makina nuk është aspak e pabesueshme. Zemra artificiale, pajisje prej dhjetë kilogramësh, e cila me trupin e Larkin ishte e lidhur me disa tuba, dhe e cila mund të vendoset në një valixhe dhe të bartet çdo kund me vete, madje edhe në terrenin e basketbollit, në të cilin Larkin vazhdoi të luajë.

“Kjo është vetëm një çantë me tuba të cilat dalin nga trupi juaj, por përveç kësaj, ndjenja është sikur të keni zemër të vërtetë. Ndiheni sikur të keni një ngarkesë me libra dhe jeni nisur për shkollë”, thotë Larkin.

Megjithatë, kjo pajisje më nuk do t’i nevojitet pasi në maj të këtij viti përfundimisht i është kryer transplantimi i zemrës për të cilën kishte pritur aq shumë.

“Më është kryer transplantimi dhe ndihem se mund të vrapoj”, ka thënë ai.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=EyzrqeWJR0s” width=”560″ height=”315″]